Çështja e pranimit pa provim të 1000 studentëve të UP vazhdon të mbetet pezull ngase rektorit Ramadan Zejnullahu i duhet kohë për të vendosur.
Njohës të çështjeve arsimore janë kundër pranimit të këtyre studentëve pasi dyshojnë në listën e ofruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës.
“Nga aspekti legal nuk është i arsyetum”, thotë për KTV’në Jonuz Salihaj, njohës i çështjeve arsimore.
Ai dyshon edhe në saktësinë e listës nga Organizata e Veteranëve të Luftës. Sipas Salihajt kjo listë duhet të hetohet.
Ndërsa zyrtarë të kësaj të fundit nuk kanë pranuar të publikojnë këtë listë me emra të këtyre kandidatëve.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=cAS33cW–g0#t=2410″ width=”560″ height=”315″]