Dyzet kosovarë, të ngujuar në Meksikë: Kërkojnë ndihmën e Qeverisë së Kosovës

0
553

Kufiri i Meksikes

Për Shqiptaret e Kosovës sesht vetem Hungaria problem për të kaluar Kufirin Ilegalisht, tani po dele dhe meksika, 40 shqiptarë nga Kosova ia kanë mësyrë Amerikës në kërkim të një jete më të mirë. Por, derisa janë përpjekur për të kaluar ilegalisht kufirin e Meksikës, ata janë gjuajtur me armë nga policia amerikane.

Dy prej tyre janë plagosur, ka bërë të ditur për Zërin kosovari Durim Zeqiri, pjesë e këtij grupi.

Zeqiri ka njoftuar gazetën duke bërë apel tek autoritetet kosovare që të ndihmojnë kosovarët që kanë mbetur në Meksikë, në pamundësi për t’u kthyer në Kosovës, pasi shumica prej tyre i kanë shpenzuar edhe paratë në përpjekje për të arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dy prej grupit janë në gjendje shumë të rëndë”, thotë Zeqiri.

40 kosovarët, të gjithë të rinj, 26-33 vjeç, kanë mbetur të shpërndarë nëpër Meksikë.

”Na ka hup lidhja me njëri-tjetrin”, shton më tej Zeqiri, i cili tregon se janë lajmëruar në policinë e Meksikës, por ajo i ka dëbuar, duke mos i pranuar që të flasë me ta.

“Jemi në hall. Na duhet ndihmë prej Qeverisë që Kosovës të na bëjnë qare”, shprehet Zeqiri i cili ka gjetur strehim tek një shqiptar i Shqipërisë që jeton në Colima të Meksikës, shkruan Zëri.

“Disa të grupit janë strehuar në Tijuana, në lagje të drogës, tek një meksikan diler i drogës. Në kijamet jemi”, shton Zeqiri.

Kosovarët para disa jave janë nisur nga Kosova. Fillimisht kanë arritur në Ekuador. Secili prej tyre ka paguar për vizë nga katërmijë euro, duke ia shtuar më pas edhe shumat tjera për biletat e aeroplanit. Vizat për në Ekuador ua ka mundësuar një shqiptar që jeton në Holandë.

Dy javë ata janë detyruar që të qëndrojnë në Ekuador, ku më pas secili prej tyre ka paguar nga 10 mijë dollarë për t’i dërguar në Meksikë. Nga 40 kosovarë të ngujuar në Meksikë, 20 janë nga Drenasi, 10 nga Peja dhe 10 nga Mitrovica.

Zeqiri thotë se disa prej tyre kanë pasur në plan të shkojnë në Kanada, e disa në Amerikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu