E FUNDIT: Shtetet e Quint-it i bëjnë thirrje liderëve: Ruajeni stabilitetin e Qeverisë, fokusohoni tek Covid – 19 AKTUALE

0
99
E FUNDIT: Shtetet e Quint-it i bëjnë thirrje liderëve: Ruajeni stabilitetin e Qeverisë, fokusohoni tek Covid - 19 AKTUALE

Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, si dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar, nëpërmjet një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje sot liderëve kosovar që në këtë kohë kritike ta ruajnë stabilitetin e Qeverisë, si dhe të fokusohen tek virusi Covid – 19, raporton “Zeri”

 “Në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucional dhe politik që të përqendrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetutese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës. Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe të japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet në reagimin e tyre.

Kujtojmë se kjo deklaratë e shteteve të Quint-it vjen 2 orë para se të filloj mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet data për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”./ZERI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu