E kaluara për të tashmën apo e tashmja për të ardhmën

0
781

Është bërë e zakonshëme në skenën politike “kosovare” që të përmendët rregullisht e kaluara e lavdishëme e disa liderëve politikë. Të njejtën gjë ka bërë dhe bënë Sali Berisha në Shqipërinë Londineze kur i mvesh të gjitha fajët të kaluarës komunistet për ta arsyetuar të tashmën Berishiane. Gjerësa në tërë botën e arsyeshëme politika fokusohet në të ardhmën për ta arsyetuar të tashmën, në botën shqiptare fokusohemi në të kaluarën për të arsyetuar të tashmën.

Dhe, më e papranueshmja bëhet kur me të kaluarën mundohemi të arsyetojm të paarsyeshmën, të pavlerën. Kur me të kaluarën e lavdishëme të sakrificës, të gjakut, djersës, të flijimit, të vetmohimit, të dhimbjës, të kontributit …mundohemi të arsyetojm të tashmën e banalitetëve, të vjedhjëve, të ultësisë, të mediokritetit, të ambicieve personale, të vetlavdisë …

Kështu më ngjau edhe me një mik në facebook që me të kaluarën e sakrificës së burgosurëve politik të arsyetonte shefin e shefave të PDK-së, të sotshmin : Adem Grabovcin.

Duhet thënë se mungesa e argumentëve të arsyeshëm, por besimi në një gjë, e bënë mundin të të bëjë qesharak. Prandaj, heshtja para situatave të disfavorshëme, është urtësi.

Të mundohesh të mbrosh Adem Grabovcin e sotshëm me Adem Grabovcin e djeshëm është vështirë e pranueshëme dhe vështirë e mundshëme.

Së pari, është pamunshëme sepse qytetari sot, gjithënjë e më shumë është ka e konfronton të tashmën me të ardhmën dhe jo të tashmën me të kaluarën. Në saje të kësaj, me ato që i kemi parë dhe po i shohim në të tashmën, në procesët dhe në të ardhmën e Adem Grabovcit nuk përfshihet e ardhmja e shqiptarëve.

Shqiptarët nuk janë të “qimë-nane”. Janë thjesht njerëz që kërkojn të ardhmën e tyre në një shtet ligjor, në një shtet të së drejtës ku i “qimi nanës” është i barbartë me të tjerët para ligjit. Shqiptarët nuk janë tjetërsuar dhe çmendur si Adem Grabovci të kërkojn bashkimin kombëtar në BE (Tito do t’ja u bënte bashkimin kombëtar edhe në Jugosllavi, Italia fashiste edhe në mbretërinë e saj), por e kërkojn të futën të bashkuar në BE me një konvent dhe jo me dy.

Së dyti, është e papranueshëme sepse të kërkosh ndihmë tek e kaluara e lavdishëme e të burgosurëve politik për të shpëtuar Adem Grabovcin e sotshëm, është të fëlliqësh të kaluarën me të, pa arritur të lashë të tashmën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu