E konfirmon edhe Vuçiq: Ky asociacion do të ketë strukturë si presidentin, zëvendëspresidentin, këshillin e flamurin e vet dhe do të financohet nga Serbia.

0
772

vuca

Në një deklaratë për Radio Televizionin e Serbisë, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për arritjen e katër marrëveshjeve për asociacionin e komunave serbe, energjinë, telekomunikacionin si dhe urën e Ibrit në Mitrovicë.

Ai ka shtuar gjithashtu që këto marrëveshje garantojnë sigurinë dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Ne sonte kemi krijuar asociacionin e komunave serbe.

Ky asociacion do të ketë strukturë si presidentin, zëvendëspresidentin, këshillin e flamurin e vet dhe do të financohet nga Serbia.

Është thënë qartë që Serbia e ka këtë të drejtë, është shprehur Vuçiq.

Ai gjithashtu është shprehur se delegacioni serb ka bërë një punë të mrekullueshme dhe të gjitha marrëveshjet do të publikohen.

Vuçiq ka thënë se delegacioni gjatë tërë ditës ka biseduar me përfaqësuesit e BE-së, kurse në fund të ditës janë takuar me delegacionin nga Kosova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu