(I plotësuar) – Indeksonline ka arritur të sigurojë fotografitë e nënës së shtrirë dhe shtratit bosh të foshnjës. Po ashtu aty shihen edhe policia që po merret me rastin.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), konkretisht në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike, sonte ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Indeksonline mëson se një shtatzënë porsa ka lindur është përballur me tmerr të paparë.
Një mjek derisa e mbante foshnjën e saj, nga moskujdesi i ka rënë në tokë, thonë burime të Indeksonline.
Nuk dihet nëse foshnja ka mbijetuar apo jo.
Me këtë rast tashmë është duke u marrë policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Indeksonline së shpejti ju sjellë detaje tjera. /Indeksonline/
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ctsDMlkalPg” width=”560″ height=”315″]