E tmerrshme: Nëna kanibale tenton ta hajë beben e saj, tri ditë pas lindjes (Foto+16)

0
626

Benja

Infermieret e kanë gjetur një grua – ajo besohet se vuante nga probleme mentale – duke e kafshuar krahun e beben së saj.

Mjekët e shokuar kanë përshkruar momentin kur e kishin gjetur një nënë duke u përpjekur që të kafshonte beben e saj, pak ditë pas lindjes, transmeton Telegrafi.

Sipas autoriteteve, infermierja e gjeti gruan (24), Li Zhenghua, me nofullat e saj të vendosura në krahun e bebes së saj.

Ajo aktivizoi alarmin dhe deshi t’ia largojë beben, por e ëma kishte refuzuar.

Mjekët u detyruan që me forcë t’ia largonin beben para se t’ia jepnin një qetësues.

Sulmi shokues ndodhi në një spital në qytetin Shenzhen në provincën Guangdong, Kinë Jugore, ku gruaja ishte marrë nga rruga dhe ishte dërguar në spital, për të lindur.

Bebja 1

Megjithatë, në ditën e saj të tretë në spital, infermierja Liu Tianlun kishte shkuar në dhomën e fjetjes, kur edhe kishte hasur në diçka të tmerrshme.

Zëdhënësi i spitalit ka theksuar se: Ishte diçka shokuese, krahu ishte shumë i lënduar dhe kishte edhe gjakderdhje, si rezultat i kafshimit.

“Për fat të mirë, doktorët, duke përdorur një pajisje, munden që fillimisht t’ia largonin dhëmbët nga krahu i bebes e pastaj edhe çlironin edhe nofullat”, ka theksuar ai, transmeton Telegrafi.

Bebja 2

Pas kësaj, ka shtuar ai, “ia dhanë një qetësues dhe e dërguan beben në një vend të sigurt”.

Sipas hetimeve, megjithëse ishte shtatzënë, gruan 24 vjeçare, njerka e kishte larguar nga shtëpia, pasi që Li kishte filluar të sillej çuditshëm.

Familja nuk i kishte thënë kujt se ajo ishte shtatzënë dhe kishte nevojë për ndihmë.

Hetimet tani janë duke u bërë në atë se çfarë e kishte shtyrë gruan që të bënte një veprim të tillë dhe rreth asaj se çfarë duhet të bëhet me beben. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu