E veja dhe fëmijët e veteranit të UÇK-së, shpresat i kanë vetëm te Zoti: Ishalla na ndihmon

0
1719

Lotet e nje gruaje

Me baltën Leonita dyvjeçare përballet sa here që del në oborr. Familja treanëtarshe nga Drenasi, përveç, kushteve të rënda sociale, para gjashtë muajve mbeti edhe pa kryefamiljarin.

“Burri u shku me punu ne një shpi me rrym edhe e ka mbyt”, thotë Fatbardha Morina.

Vdekja e burrit ia rendoi edhe me shumë jetën asaj.

“Vet nanë e vet babë, boll vështirë”, thotë ajo për Klan Kosova.

Me vetëm 60 euro social, kjo nënë me dy fëmijët në jetë dhe njërin qe pritet shumë shpejt ta lind, telashe ka edhe me strehimin.

“Kjo shpi është e njërit të Abrisë, qe jeton në Pejë. Ai më ka thanë me leshu e unë s’kam kah shkoj se s’kam kurrgjë”, thotë Fatmardha.

Familja vuan edhe për ushqim. Ata kanë vetëm pak miell e pak makarona. E, hall i madh po del te jetë edhe lindja e fëmijës që Fatbardha e ka në bark.

“Skam kujt me i thanë mem çu te mjeku. Ishalla veç Zoti na ndihmon”, thotë ajo.

Fatbardhës, edhe pse burrin Shaban Morinën e kishte veteran të UÇK-së, Komuna nuk i doli në ndihmë. Tani shpresat i ka vetëm te Zoti dhe te njerëzit e vullnetit të mirë.

“Kërkoj strehim dhe kush ka mundësi mem ndihmu për qeta fëmijë”, thotë ajo.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu