E vërteta për vrasjen e Komandant Telit të UÇK-së

0
2550

Masakra 2

Mediat e ndryshme shqiptare sot kanë shkruar se Ilirian Halimi është dorasi që ka ekzekutuar komandant Telin apo Lefter Goxhaj së bashku me pesë bashkëluftëtarë të tij në lagjen e Gazi Babës në Shkup.
Ish-veterani i UÇK-së, Rexhep Thaçi ka drejtuar akuzën ndaj Ilirian Halimit, duke theksuar se bëhet fjalë për një spiun të bazave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Sipas Thaçit, Ilirian Halimi ka qenë pjesë e eleminimit të komandant Telit.
Ndaj publikimit të këtij lajmi ka reaguar Xhezair Shaqiri i njohur me nofkën e luftës Komandant Hoxha. Sipas tij e vërteta pas 10 viteve doli në sheshë.
“E vërteta vonon por del në shesh një ditë, ashtu e ka caktuar ALLAHU i lartësuar që e vërteta të mund çdo herë gënjeshtrën”-shkruan mes tjerash në profilin e tij në Facebook, Shaqiri.
Gjatë ditës së enjte ka vazhduar seanca për të ashtuquajturin procesin “Bllaca 2”, ku ka dëshmuar, Adem Salihaj. Ai gjatë dëshmisë së tij ka drejtuar akuza në drejtim të Latif Gashit, tani deputet i PDK-së, se ka paguar një person nga Shqipëria me emrin Ilirian Halimi, i cili ka ardhur në Ferizaj për ta vrarë atë në vitin 2002.
Salihaj ka thënë se të gjitha këto ja ka rrëfyer një person me emrin Shemsi Bajrami nga Ferizaj , i cili së bashku me Ilirianin nga Elbasani kanë qenë së bashku në luftë në Maqedoni , raporton Express.
Salihaj, po ashtu ka thënë se Shemsi Bajrami, i ka thënë atij se Latif Gashi, nëpërmes deputetit tjetër të PDK –së, Xhavit Haliti, kishin angazhuar edhe një grup tjetër në rajonin e Deçanit me detyrë vrasjen e Tahir Zemajt.
Në këtë seancë, Salihaj po ashtu ka përmendur edhe një rast tjetër, të vitit 2001, ku militantë të PDK-së, sipas tij, kanë tentuar ta ndërpresin fjalimin e tij, me ç’rast janë dëgjuar edhe krisma armësh.
Komandant Teli dhe pesë bashkëluftëtarët e tij u vranë më 7 gusht 2001 në një shtëpi në lagjen e Gazi Babës në Shkup, vetëm tre ditë pas vendosjes së armëpushimit mes UÇK-së dhe forcave maqedonase të sigurisë.  Atëkohë thuhet se forca të mëdha rrethuan shtëpinë ku ishte Teli dhe se nuk dihen rrethanat e vrasjes së tij dhe të bashkëluftëtarëve të tjerë. Personat që u vranë janë Lefter Goxhaj Komandant Teli – 32 vjeç, 24 vjeçari Arben Bajrami nga Shkupi, Ndriçim Koxhaj nga Librazhdi 30 vjeç, Abaz Beqiri nga Maqedonia – 42 vjeç dhe 21 vjecari Pajtim Roci. (INA)

Masakra 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu