E vranë për së gjalli !

0
2955

Kush është Tasim Badallaj?

Si iku prej burgut?

Çka i shkroi Komitetit Krahinor dhe atij Qendror?

Çka i tha drejtorit të burgut,Mifail Ajazajt pas arrestimit të dytë?

Si e arrestuan Tasimin dhe sipas cilit plan?

Me çka u dekoruan kriminelet që e arrestuan Tasimin?

Si erdhi Tasimi nga 90 kg, në 30 kilogram?

Çka shkroi Tasimi në birucën e burgut para ikjes?

Përse kriminelet ishin veshur me rrobe kombëtare kur e arrestuan Tasimin?

Tre shqipfolës ishin dhe asnjë serbë kur e lidhën Tasimin dhe me çka u dekoruan këta zagarë të pushtuesit?

Çka i ndodhi Tasimit në CZ të Beogradit?

Kush e dënoi Tasimin?

Ehu, burra sa të këqij kanë qenë serbianët. Derisa, ishin në Kosovë si ardhacak nuk lanë gjë të keqe pa bërë. Mos i rëntë askujt me kujtua atë kohë. Çka na ka rënë hise neve me pa nga zullumi i shkieve, mos i rëntë askujt me pa e dëgjuar, mos i rëntë gurit e drurit. Nuk lanë gjë të keqe pa bërë; vranë, prenë me sëpata therën me hanxharë,dogjën, dhunuan, burgosën, rrahën me dajak. Për të bëra e të pa bëra, gjera të turpshme ua mveshën shqiptareve, siç qe rasti i birit te shkinës Martinoviq,që e futi shishen në anus me dorën e vet dhe me fajin e këtij pisi i zhdepën shqiptarët me hunj gardhi.

Burrat u rrahën edhe në “kalem”, metodë e tradhtarit të kombit,spiunit Selim Brosha,që iku me faqe te zezë nga kjo botë. -Vajzave shqiptare i´a futen kamxhikun… për të mos lindur kurrë fëmijë shqiptarë e për të mos përkundur kurrë djepa me foshnje, metodë e Ymer Kllokoqit, një langua serbianë dhe tradhtar i kombit, qe iku si i pari me faqe te zezë, në fakt i´a shk,,, nënën me patllake i shtrinë për tokë si qen të zgjebosur!…

Eh, sa të këqij ishin dhe janë shkiet-serbomëdhenj!… I bënë dhe po i bëjnë për veti një grup shqipfolës qe i´a dhanë epitetin „shqiptarë të ndershëm“. Këta zagarë të pushtuesit u benë më të rrezikshëm se drazhistët e Shumadisë, për ketë jemi dëshmitarë të kohës, deshëm s´deshëm.

Minarja nuk futet dot ne thes!…“
-Dhe, ky soj qensh bridhnin fshat më fshat,, lagje më lagje, për të dënuar „Nacionalizmin,separatizmin, irredentizmin, shovinizmin, hegjemonizmin shqiptar“.
Këta langonj të pushtuesit dëgjonin edhe frymëmarrjen e atdhetarëve, përcillnin edhe hijen e tyre.
-E kishin formuar rrjetin tamam si të merimangave.

Krejt me qëllim se kishin menduar se kurrë nuk do të vdes nëna e tyre Serbi bashkë me qenin plak Josip Broz Tito.
-Këtë “sojnikun”, Tito, bile, pa pikë turpi e quanin edhe baba!!!
Baballarët e tyre që ua kishin mbarsur nënat; nuk i konsideronin as sa për qentë e arave; -,ndërkaq, nënat që ua kishin dhënë gjinjtë, as sa për meçka!…
Se, vërtetë ishte kështu, mua më ka rastis të marrë pjesë në një varrim; aty,e kam parë me sy që, nuk nderonin për të ulur ne shenj respekti, por rrinin ngritur si hunj.
-Edhe nenën e dërguan ne banesën e fundit pa e larë hoxhonica,
Po, ç´faj kishte nena e shkretë?

Tasim Badallaj dhe Reshat Badallaj

Fotografinë e qenit plak Titos e mbanin në dhomë burrash të varur në gozhdë 16-teshe.
-Ky soj pisash, -ishin në gjendje me ua dhënë edhe gratë Titos për seks, vetem ai të pranonte…
Ky soj kopukësh e koritën, prag e plëng, farë e fis,mëhallë e fshat, komb e flamur…

Shih për këtë, ky soj zagarësh bashkë me shkiet, për çdo ditë i binin kambanave te mortit për shqiptarët. Dhe, për të zezat e shqiptarëve bënin gosti me defa e violina duke kënduar këngët:“Ko to kazhe,ko to lazhe da je Serbia mala-që në serbishte do të thoitë: “kush thotë dhe kush gënjen që Serbia eshtë e vogel“, „ Smert shqiptarima-vdekje shqiptareve“,„Zhikino kolo…“ kënge nacionaliste,qe askush nuk guxoi t´i dënonte!!!

Nga ky zullum i serbianëve dhe langonjve të pushtuesit, dolën burrat më të fortë të kombit për të kundërshtuar politikën shfarosëse serbiane që zotëronte edhe makinerinë e luftës.
ISHTE ZOR i madh të hapje gojën kundër tyre, sepse të vrisnin, burgosnin, te lëçitnin nga fisi, të degdisnin…
Nuk durohej thika dhe hanxhari helmues i barbarëve dhe i zagarëve të pushtuesit, prapa kurrizit, prapa krahëve. Kështu që, shumë djem e vajza të Kosovës e nisën vallen e lirisë.

-NË KËTË VALLE U FUT EDHE TASIM BADALLAJ.

Kush është Tasim Badallaj?

Tasim Badallaj, është djali i Xhemilit dhe Zelihes, i lindur në Zhur me 12 tetor 1965. Nip i Xhoxhajve te Vermices. Mbaroi shkollën fillore dhe të mesmen në Zhur dhe Prizren dhe vazhdoi studimet Universitare ne Prishtinë.
Atje i regjistroi dy fakultete;Letërsi dhe Gjuhë Shqipe dhe Filozofi-Sociologji.
-Ecte krahas dhe shumë mirë me dy krahët e diturisë -Fakultetet. Poashtu, shkruante poezi që i botuan gazetat e kohës.
Tasimin e brengoste situata politike në Kosovë dhe dhuna serbe ndaj shqiptarëve. Kështu që, Tasimi i rreket organizimeve të protestave. Mirëpo, këto hove ia ndërpreu shërbimi ushtarak. E dërguan në Pulë e Shibenik.
Në dhjetor te vitit 1987, derisa shërbente në kazermën ushtarake te Shibenikut të Kroacisë, shkruan pamfletin me titull: “Të drejtat e patjetërsueshme te popullit shqiptar“. Në ketë pamflet, Tasimi shkruante haptazi se në Mbledhjen e Avnojit, populli shqiptar nuk e ka pasur delegatin e vet, kritikonte popullin serb si mbizotërues, se në luftën Nacional Çlirimtare,shqiptaret me gjakun e vet i kanë çliruar trojet e tyre dhe se shqiptarët nga ky gjak i derdhur nuk i kanë gëzuar as të drejtat më elementare…

Se, më 29 Nëntor 1943, është vendosur vendim fatal për popullin shqiptare ne përgjithësi. Tasimi, merre guximin dhe shkruan se serbët e kane shkelur tokën e Kosovës me tanke, kane vrarë gra e fëmije shqiptarë…
Tasimi, zbulohet atje dhe maltretohet në mënyrat më ç´njerzore. Pas burgut lëshohet si i sëmure…!
Tasimi, kur kthehet i dërrmuar nuk rri duarkryq dhe i gozhduar si Jesuzi në kryq; mirëpo vazhdon veprimtarinë ilegale ne Prishtinë. Në Prishtinë shkruan dy pamflete të fuqishme me titull:“NË EMËR TË DREJTËSISË APELOJMË“ DHE

„DEKRETIN MBI PAQEN“

Shih për ketë, Tasim djali, përmbajtjen e pamfleteve me një guxim te pashoq ia dërgon Komitetit Krahinor, Komitetit Qendror te Jugosllavisë, „Rilindjes“, Dekanit te Fakultetit Juridik ne Prishtinë dhe njëkohësisht i´a shpërndan të gjithë shokëve. Këto materiale burri i dheut, -Tasimi i dërgon me emër e mbiemër të plotë. Milicia, udbashët, zagarët shqipfolës te pushtuesit i bien në gjurmë Tasim djalit. Këta langonj duke e gjurmuar ditë e natë; derisa, e arrestojnë djaloshin trim të Zhurit. E lidhin duar e këmbe ne Prishtine. Nuk e mbajnë gjate atje, kështu që, e bien në kazamatin e Prizrenit.

Tasimi, pasi merret në pyetje nga kasapët ne UDB-ën, ne Prizren,mjerisht shqipfolës, dërgohet ne burgun e këtij qyteti. Tasimi, e urrente drejtorin e këtij burgu, Mifail Ajazaj, tamam si shkjaun. Por, Tasimi sypatrembur edhe prapa grilave mbron interesat kombëtare. Për këto vepra, Shaban Berisha,prokuror publik, tradhtar i kombit e akuzon sipas nenit 133 paragrafi 1, të ligjit Penal të Jugosllavisë. Dhe, e dënon Pjetër Pergjoka.

 

Kush është Pjeter Pergjoka?
Po i them veç pak fjale:
Pjetër Pergjoka, është tradhtar i kombit shqiptare, është një zagar dhe langua serbian, është një gomar, është një qen bir qeni…
-Ky idiot, vullnetarisht merrte shqiptarët ne gjykim dhe i dënonte padrejtësisht, vetëm për interesa serbe,
-Ky këlysh serbi e ka dënuar edhe; Reshat Badallajn (autorin e këtij shkrimi) me tetë vjet burg të rende), Remzi Ademajn -komandant „Petrit Kodren“, tani deshmor i kombit…
Pjetër Pergjoka, tani është advokat në Prizren, -ndaj po e përsëris edhe njëherë se Pjetër Pergjoka është tradhtar i kombit, këlysh i shkjaut, qen bir qeni dhe zagare i pushtuesit.
-Ky qen le te ngre padi penale nëse e ndien vetin të ofenduar.
-Me fjale tjera ky është këlysh kurve…
Ikja e Tasimit nga burgu:
Tasimi vendos te ikë nga burgu.

Ishte në qeli i mbyllur në tre dryna, vëzhgohej pandërprerë dite e natë, e kishin vu në nishan si i burgosur i rrezikshëm. Në roje ishte Shabani i madh. Kohë me shi e stuhi; Shabani ishte „Vdekur“ ne gjumë…., -Tasimi merr dërrasën e tavolinës, së pari e then qelqin me ngjyrë të verdhë, pasi e mbështjellë me batanije që të mos dëgjohej zhurma, “pasi i lë shëndetin” birucës, si bakshish ia le Mifail qenit dhe disa tradhtarëve gardiane, (jo të gjithëve) , parullën:
POSHTË SERBIA FASHISTE!
-POSHTË TRADHTARËT E VENDIT!

Del ngadalë.
-Kapet për hekurin e rrufepritësit dhe del në pullaz.
-Sic thoshte Tasimi; -ishte rrezik i madh, sepse të rrëzoheshe nga atje bie brenda ne oborrin e burgut.
-Nga pullazi, kërcen ne toke.
E lëndon këmbën po…ashtu, i zbathur ikë të strehohej tek dajat që, pastaj ikë në Prishtinë.
-Kryeqeni i burgut e merr lajmin; çmendet dhe ndërsen zagarët dhe langonjtë qe t´i bien në gjurmë Tasimit.
Një langua turr e vrap te shtëpia e Tasimit.
Del babai i tij Xhemili dhe ju thotë: “Ma paskit vra Tasimin”!…
-Kthehet langoi prapë për t´a ngre veshin Mifaili se çfarë ujë i ke dhënë gomarit.

Si arrestohet Tasimi sipas planit „CRNA RUKA-DORA E ZEZË!?

-Mifail Zagari e përpilon planin të ngjashëm me atë të Kosta Nikolic Dragoljubit, DORA E ZEZË, të vitit 1904, ky çetnik i asaj kohe, i kishte veshur çetnikët me rrobe kombëtare shqiptare që mos të vërehen.
-Njërin e bënë të maskuar, (n´ tebdil).
E vesh me tirqit e koperan dhe plis të bardhë.
Nisen për ne Prishtine një grup langonjsh.
– I printe qeni me besnik i Mifailit, tani i maskuar, bashkë me disa këlysh tjerë..
– -Siç thoshte gardiani (?), i cili më premtoi t´ma jep edhe DITARIN e ti, të shkruar), haberet vinin nga Zhuri, se ku ndodhej Tasim burri.
– -Dhe, në tetor gjatë protestave, zagari i maskuar me ata këlyshët tjerë i kërcyen në trup Tasimit dhe e lidhin, e fusin ne veturë. Tasimi i drejtohet“:
– A TI QENKE BRE QEN BIR QENI A“?!
– „Hiqe kapuçin e bardhë të shqiptarëve more qen“!…
– Unë, e pyeta po kush ishte ky?
– Xhema tha:
– A je i sigurt?
– Po.
– Një Xhemë tjetër me mbiemër Islami, ishte tërbesh, ka ikur në Francë dhe filloi t´i tregoj me emra e mbiemra.

Pas arrestimit te Tasimit dekorohen te gjithë zagaret nga Serbia dhe këta qen pjesëmarrës ne gosti nuk i kthyen kurrë dekoratat.
Funksionoi plani i Mifailit duke i ndërsyer zagaret e tij.
E dërmuan Tasimin. Por, prapë mbrojti interesat e kombit. I´u hakmerren shumë shtazërisht.

Tasimi fillon grevën e urisë.

Tasimi, është i njohur rekord për greve urie. Beri greve, ne Prizren, ne Gjilan dhe nuk bindet.
Tasimi, i është mirënjohës të burgosurit politik, Ali Elshanit, që e ndihmoi shumë!
Tasimi, nuk bindet dhe e dërgojnë në kazamatin me famëkeq ne CZ TE BEOGRADIT. Në ketë burg e mbyten patriotin e njohur Zija Shemsiu. Nga maltretimet e mëdha Tasimi nga 90 kilogram bie ne 30 kilogram. Nga atje e bien me shkallë në gjykatore të Prizrenit.
Tasimin e lirojnë si të sëmurë. Dhe, po m shkallë e gjuajnë ne oborr dhe ikin.
– Mblidhen gratë e komshinjve ndërkaq. Nënë Zelia me zë të madhe vajton:
– “ Or bir çka te paskan ba, Të paskan myt or bir, po kush të bani ne këtë dite or bir!…
– -Mifaili mos pafte ditë të bardhë. Perse te bene kështu oj drita e nenës. Zot ju ardhtë hakut or bir…!?
– Qanin të gjithë, ndërkaq,babai Xhemili u thoshte pushoni.
Xhemili dhe Zeliha shitën token për të shëruar Tasimin.
E dërguan në ;Lubjane, Zagreb, Sarajeve, Shkup, në Gjenevë te Zvicrës.
-Siç thotë Tasimi ecja me paterica edhe atje me ndoqën.
I pash zagaret serbianë, Bashkim Kaçamakun, langua i Muharrem Danës i grupit „Kobra“. Ky zagar,çerdhen e kishte te Reshat Begaj, në shitoren „Liria“.
Nuk e shërua, bënte gjeste qe nuk i kane hije…
Tani është më mirë.
Erdhi te unë dy herë.
Erdhi edhe në dasmën e djalit tim dhe njëkohësisht, për fejesën e djalit tjetër.
-Biseduam gjere e gjate.
Merrte vetëm 40 euro në muaj. Por, Shoqata e të Burgosurve politike e ka premtuar me tepër.
Më helmuan o Reshat, më vranë për se gjalli!
Dhe, kur u ndamë qau.
Mbahu he burrë!
-Do të mbahem -tha.
Drejtori dhe gardiani që e kapën janë gjallë ende.
Te paktën duhet ndjekur penalisht këta qenush të pushtuesit.
Ne fund të fundit, do të ikin me faqe te zezë dhe vetëm qentë do t´ia pshurrin varrin me lezet.
-SEPSE KA ZOT!
Ndërkaq, unë te nesërmen fluturova me avion për në Gjermani dhe në koke me sillej klithja dhe gjëma e tij:
“MË HELMUAN O RESHAT, ME VRANË PËR SË GJALLI”!

ZOTI I VRAFTË MIFAILIN DHE ZAGARËT TJERË TË PUSHTUESIT. AMIN!

1 Shtator, 2012.

Shkruan: Reshat Badallaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu