E vret ish bashkëshorti?

0
1060

Prishtinë 19 maj- Ndarja nga bashkëshorti i saj duket se Diana Kastratit, 27 vjeç, i kushtoi me jetë. Dyshohet se Diana, të mërkurën paradite, rreth orës 10, u vra nga ish-bashkëshorti.

Pesë muaj pasi tashmë e ndjera ishte ndarë nga bashkëshorti, dyshohet se ai vendosi t’i zgjidhë problemet duke e vrarë atë. Teksa Diana ishte nisur në mëngjes drejt Fakultetit të Mjekësisë, aty ku ishte gati në përfundim të studimeve, ish-bashkëshorti A. Jashari dyshohet se e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë 27 vjeçaren të vdekur në vend.

Lajmi për vrasjen e saj e ka tronditur rëndë familjen Kastrati nga Prishtina. Të mërkurën, të gjithë ishin mbledhur duke u munduar t’i qetësojnë vëllezërit e saj, të cilët nuk nxirrnin asnjë fjalë nga goja. I vetmi që gjeti forcën për të treguar të gjitha problemet që vajza e tij, Diana, i kishte pasur që nga ndarja me ish-bashkëshortin, ishte babai i saj, Gëzimi. I pikëlluar tej mase nga humbja e vajzës, Gëzimi tregon për Express problemet që e bija kishte me ish-bashkëshortin.

Gëzimi thotë se vajza e tij, tashmë e ndjerë, kishte vendosur të ndahej nga burri, sepse ata gjatë tërë kohës kishin pas probleme.

“Vajza ime është ndarë që nga dhjetori me burrin, i cili i solli asaj vdekjen sot, duke e marrë me vete vajzën tetëvjeçare që e kishte me të”, rrëfen Gëzimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu