Edhe 5 bashkëaktivistë të Deharit në paraburgim e arrest shtëpiak me akuza të njëjta dhe të Fabrikuara!

0
920

astrit-dehari-1

Gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes u arrestuan nga Policia e Kosovës dy muaj më parë nën akuzat për terrorizëm, pas një sulmi me granatë dore që kishte ndodhur ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ndër të arrestuarit që rëndohej me akuza të njëjta ishte edhe Astrit Dehari, aktivisti politik i cili dje vdiq pas 68 ditësh paraburgimi në Burgun e Prizrenit.

Tre aktivistë të VV-së, Frashër Krasniqi, Adea Batusha e Petrit Ademi po mbahen edhe sot në arrest shtëpiak, derisa në paraburgim po mbahen ende edhe aktivistët Egzon Haliti e Atdhe Arifi.

Në anën tjetër, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë lëvizur pak apo fare për të dëshmuar përfshirjen e aktivistëve në këto vepra penale.

Më 30 gusht, prokurori Avdyrrahman Islami kishte vlerësuar se në bazë të të të dhënave që ka arritur t’i vërtetojë Prokuroria deri më tani, konkludohet se ka prova të mjaftueshme të veprës penale.

Adea Batusha e kishte quajtur montim politik dhe akuza fyese arrestimin dhe akuzat e policisë për terrorizëm ndaj saj dhe 5 aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes, përfshirë edhe Deharin.

VV-ja disa herë kërkoi lirimin nga paraburgimi të aktivistëve, duke thënë se organet institucionale me veprime të bashkërenduara dhe me urdhër të presidentit, kryeministrit e kryeparlamentarit po synojnë linçimin e Vetëvendosjes, si subjketi kryesor që zhvillon oponencë të pakompromis ndaj politikave qeveritare.

Pas tragjedisë së djeshme, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një konferencë të jashtëzakonshme sot ka folur edhe rreth rastit të vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit, ndërsa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga burgu të aktivistëve të tjerë që po mbahen në burgje e në arreste shtëpiake.

Ymeri është shprehur se Vetëvendosje nuk mund të jetë e sigurt për trajtimin që iu bëhet atyre nga ana e institucioneve. Për vdekjen e aktivistit të VV-së tha se është një rast i kulluar politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu