
Kosova ka shumë pak kapacitete ujore, por po ndërton dhjetëra hidrocentrale. Banorët që jetojnë buzë rrjedhës së lumenjve, shprehen të dëshpëruar për faktin se po u shkatërrohen lumenjtë para syve.
Punime intensive janë duke u kryer në hidrocentralet e Shtërpcës, ku pati kundërshtim disavjeçar për shkak të dëmeve që po i shkaktohen natyrës. Derisa shoqëria civile po kërkon ndaljen e punimeve, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, thonë se punimet do të vazhdojnë pasi gjithçka është sipas planit dhe duke i respektuar kriteret ligjore raporton Radio Evropa e Lirë.