
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, sapo ka konfirmuar edhe dy raste të tjera me virusin COVID-19, shkruan Gazeta Insajderi.
Me këto dy raste numri i të prekurve në Kosovë, arrin në 19.
“Nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim./ Insajderi.com