Edhe Kamishi don Koalicion PDK-LDK

0
731

Kamishi

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, i njohur edhe si Kamishi, ka deklaruar se Kosovës i duhet një koalicion qeverisës PDK-LDK. Duke mos përjashtuar as koalicionin me AAK-në e Ramsh Haradinajt, deputeti Haxhiu, mendon se koaliconi me LDK-në do të ishte me i duhuri në rrethanat nëpër të cilën po kalon Kosova.

“LDK është partia e dytë me e madhe në vend dhe një koalicion PDK-LDK do të ishte me i duhuri për vendin në këtë kohë”, ka thënë Haxhiu, në edicionin e lajmeve në rtv21.

Ai i ka ftuar liderët e Bllokit që të ulën me PDK-në dhe të diskutojnë mundësinë e daljes nga kriza politike në vend.
Ndërsa ka kërkuar nga partitë që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu