Edhe një kuriozitet nga paraqitja e Mustafës mbrëmë: babai i Jabllanoviqit dhe Mustafa kishin kryer ushtrinë bashkë…

0
767

Aleksander jabllanovic

Kryeministrit Isa Mustafa i ka dalë një miqësi e papritur me ministrin e tij, liderin e Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq. Ky i fundit i ka thënë Mustafës, se babai i tij i cili është kryetar i Leposaviqit, i ka dërguar të fala liderit të LDK-së, duke e njoftuar se e kanë kryer ushtrinë bashkë në ish Jugosllavi.

Kryeministri Isa Mustafa, në emisionin “Argument Plus” në RTV21, tha se kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, e ka ftuar atë në Leposaviq për ta takuar kryetarin e kësaj komune, babanë e tij Dragan Jabllanoviq.

“Jabllanoviq, që është djali i kryetarit të Leposaviqit, ka thënë eja kur të duash të takojë me kryetarin e Leposaviqit, me të cilin ka thënë se unë e kam kryer shërbimin ushtarak. Kjo ka qenë të themi si njohje me të kur më ka pru të fala nga i ati”, tha Mustafa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu