Edhe një tjetër mandat për EULEX-in?!

0
820

PRISHTINE – Subjektet politike, përveç “ Vetëvendosjes”, janë gati për t’i dhënë edhe një mandat misionit evropian në Kosovë.

Përveç Lëvizjes “Vetëvendosje” asnjë subjekt tjetër politik me shumicë deputetësh nga subjektet politike shqiptare nuk e kundërshton mundësinë që misionit të EULEX-it t’i vazhdohet edhe një mandat i ri pas vitit 2014, kur i skadon “kontrata” e parë me institucionet e Kosovës pa mbikëqyrje ndërkombëtare, shkruan “Kosova Sot”.

Në Partinë Demokratike të Kosovës që tani janë të gatshëm për t’i bërë ftesë të re misionit të EULEX-it dhe për votimin e një mandati të ri, megjithëse me peshë më të lehtë në procesin e fuqisë vendimmarrëse për dallim sa ka qenë në të kaluarën dhe është aktualisht.

Partia në Pushtet e Hashim Thaqit se ka as fuçin dhe as autoritetin që Bashksis nderkombtare ti diktoi ndojgje dhe në asnje menyr për mandatit e EULEX-it që thirret në Sundimin e Ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu