Edhe Oda Amerikane apo Oda e Devollëve?

0
760

Oda Eko. Amerikane

Para Korporatës Devolli nuk janë dorëzuar vetëm partitë politike, mediat dhe shoqëria civile. Tash së fundmi asaj i është nënshtruar edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Në Bordin e kësaj organizate, prej 11 anëtarëve 3 janë të Devollëve. Në të njëjtën linjë me këta anëtar të Bordit është edhe Drejtori Ekzekutiv, Arjan Zeka.

Pas një përleshje publike që kishte ndodhur në mes të Margarita Kadriut dhe Korporatës Devolli, lidhur me atë se kush po grabitë më shumë terminale doganore, në ketë luftë ishte rrasur, në mënyrë tepër të dyshimtë, edhe Oda Ekonomike Amerikane, gjegjësisht Drejtori Ekzekutiv, Arjan Zeka.

Ky i fundit kishte dhënë intervistë në televizionin e devollëve, në Klan Kosova, duke qenë mjaft agresiv ndaj Kompanisë së Margarita Kadriut. Linte të kuptohej se Oda Ekonomike Amerikane posedonte dokumentacion nga kompanitë serbe, me të cilat Kadriu ishte në lidhje biznesore.

Kjo cfarë thoshte Zeka edhe mund të ishte e vërtetë, por ishte e cuditshme se ai për herë të parë po merrte anë. Kohëve të fundit në ketë Odë kanë ndodhur ndryshime të mëdha, në Bordin e saj. Tashmë, bazuar në informatat në sajtin e tyre, vërehet se janë larguar një numër i madh i njerëzve që kishin qenë pjesë e saj. Kështu, kjo organizatë, anëtare e nderit e të cilës është edhe Ambasadorja Amerikane, Tracy Ann Jacobson, është shndërruar në Oda Ekonomike e Devollëve. Kështu, në Bordin e kësaj Ode të bizneseve përfaqësues të Korporatës Devolli janë: Jerry Rexha, Valon Basha e Ernesta Zhubi (‘Prince Caffe Hause’- pjesë e “Devollit”).

Madje, Rexha, dje kishte reaguar në formë të kërcënimit ndaj shkrimeve të gazetarit të Express, Berat Buzhala, duke e këshilluar që ta: Ndale Turrin. Aspak e denjë për një anëtar Bordi të një organizate amerikane. Cfarë do të kishte ndodhur që ky kërcënim kanunor t’i ishte bërë dikujt prej stafit të Ambasadaës Amerikane? Për më tepër Jerry Rexha është anëtar i Bordit të Odës në kundërshtim flagrant me statutin e kësaj organizate.

Aty thuhet se secili person ka të drejtë që të jetë anëtar i Bordit, maksimumi, në dy mandate të një pas njëshme. Ky është mandati i tretë i Rexhës. Këtë shkelje ende nuk e ka komentuar bordi i Odës Amerikane. Gazeta ka provuar që ta kontaktojë edhe z. Rexha për një koment, por as ky nuk është përgjigjur por koment për të nuk ka pasur as Jerry Rexha edhe pse Express e ka kontaktuar atë.

Gazeta Express e ka pyetur bordin e kësaj Ode, por i njëjti nuk është përgjigjur, në pyetjet për ndikimin e Korporatës “Devolli” aty. Zeka në një prononcim për Express mohon që të ketë favorizuar ndonjë herë “Devollin” dhe thotë se ka bërë organizime për promovimin e produkteve e shërbimeve e dhe të anëtarëve tjerë të Odës.

Ai madje mohon që të ketë fuqi të madhe brenda Odës. “Drejtori Ekzekutiv i Odes Amerikane i raporton bordit prej 11 anëtarësh, dhe ekzekuton vendimet të cilat në masë të madhe nxirren nga Bordi i Odës, kështu që fuqia e tij vendim-marrëse është jashtëzakonisht e limituar”, tha Zeka për Express.

Saktësisht ky edhe është problemi: Zeka i raporton Bordit, e Bordin e kontrollojnë devollët. Sa për ilustrim, njerëz që kanë qenë të pranishëm në fjalimin e Zekës, kur eshte shenuar 10-vjetori i Odes, tregojnë që ky i fundit në fjalimin e tij e kishte falendëruar për ndihmën që i kishte dhënë për ta marrë detyrën z. Jerry Rexha.

Gjithashtu vlene te thekesohet fakti se ne menyre te papritur kishte dhene doreheqje nga Bordi i Odes perfaqesuesi i Bechtel’it, Chris Jennions sapo aty ishin zgjedhur tre perfaqesues te Devollit.

Devolli doc

Devolli doc 0

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu