Nuk të qëllon shpesh të takosh kryeministrin e vendit, por kur kur bëhet fjalë për Edi Ramën, nuk është çudi që ta shohësh duke tërhequr vetë valixhen në aeroport.
Kryeministri shqiptar që nga ardhja në pushtet ka treguar dhe po tregon se kërkon të qeverisë ndryshe dhe këtë frymë po e shfaq edhe në publik, ku takimet spontane më qytetarët nuk i shpëtuan dot pasionit të Ramës për selfie.
Kreu i qeverisë së bashku me dy ministrat që e shoqëronin, pinë një kafe në ambientet ku rrinë pasagjerët e thjeshtë, pasi në zonën “VIP” të aeroportit janë duke u kryer ende punime.
Ai gjithashtu ka publikuar ditën e djeshme një fotografi në profilin e tij në Facebook, të cilën e ka titulluar “Photo of the day”, (fotoja e ditës), ku shihet i pashoqëruar nga truprojat në terminalin e aeroportit dhe mbi të gjitha duke tërhequr vetë valixhen.
/Shekulli Online/S.L./