Edita Tahiri: “Serbia përsëri do të bombardohet nga NATO”

0
700

prishtina

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se deklaratat e Nikolicit se NATO ka bombarduar pa asnjë faj Serbinë janë të pasakta.

Tahiri ka thënë se NATO përsëri do të bombardojë Serbinë nëse i vazhdon politikat e njëjta.

“Nëse nuk lirohei nga politikat hegjemoniste dhe krijoni arsye si në vitin 1999 përsëri do të bini ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare dhe lufta e drejtë e bashkësisë ndërkombëtare do të veprojë ndaj jush dhee ndaj çdo shteti që bën gjenocid, siç keni bërë ju ndaj Popullit të Kosovës”, ka thënë Tahiri, për Gazeten Express, të shtunën.

Ndërkohë, Presidenti serb, Tomislav Nikolic ka thënë se NATO kishte sulmuar Serbinë pa të drejtë derisa ka konfirmuar se populli serb nuk e dëshiron anëtarësimin në Aleancën Veri Atlantike.

“Kemi qenë të sulmuar e bombarduar nga NATO më 1999, pa arsye. Kjo ka pasur pasoja të mëdha, në ekonominë tonë, por edhe në qëndrimin e qytetarëve tanë ndaj NATO-s. I sigurt flas në emër të shumicës së qytetarëve kur them se Serbia kurrë nuk do të jetë në NATO”, ka thënë Nikoliq në një intervistë për Al Jazzera,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu