Ekskluzive: Arrihet marrëveshja e Bllokut me Vetëvendosjen?!

0
909

Blloku sot

Në orët e mbrëmjes, media të caktuara kanë raportuar se është arritur marrëveshja ndërmjet bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion.

Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në prag të seancës konstituive të 12 shtatorit, përkatësisht brenda dy ditëve të ardhshme.

Sot gjatë ditës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas një takimi të zhvilluar me partnerët e koalicionit, ka deklaruar se ende nuk kanë arritur marrëveshje me Vetëvendosjen.

Ai ka deklaruar se janë zhvilluar bisedime intensive me Vetëvendosjen këto ditë dhe ka deklaruar se ekziston mundësia reale e arritjes së një marrëveshjeje me ta, por që ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Kemi zhvilluar bisedime intensive me Vetëvendosjen, dhe ekziston mundësia reale e arritjes së një marrëveshjeje, ndonëse ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë,” ka thënë Haradinaj, duke shtuar se pret që kjo të ndodhë para seancës 12 shtatorit.

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka theksuar se Vetëvendosja nuk u ka vënë kushte për arritjen e marrëveshjes, mirëpo ka thënë se bisedimet po bëhen për çështje parimore.

Në anën tjetër, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë se ende nuk ka marrëveshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu