EKSKLUZIVE: Ç’thotë ‘Komandanti’ që i iki policisë për rastin e Kumanovës e Ali Ahmetin?! (VIDEO+AUDIO)

0
661

K. Hoxha

Këtë dëshmi e sjell ekskluzivisht për Almakos Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha…

Cili ishte roli ndërmjetësues i Ali Ahmetit me këtë grup në Kumanovë? Flet dëshmitari i vetëm i mbetur në liri nga përleshjet e armatosura në Kumanovë….

Njëri nga pjesëtarët e Grupit të Armatosur, Sulejman Osmani, i njohur si “Sula”, i cili ka qenë pjesëmarrës në betejën e Kumanovës, por që deklaron se ka arritur t’ju ikë policisë maqedonase pas dorëzimit të grupit, ai ka folur për këtë rast ku sipas tij ka qenë i përfshirë në ndërmjetësim mes policisë dhe grupit Ali Ahmeti lideri i BDI-së, dhe deputeti Artan Grubi. Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha vjen me një dëshmi ekskluzive për Almakos nga ky takim mes tij dhe Komandant Sula. Me ç’rast ai thotë se me shumë vështirësi sot ka arritur ta takojë dëshmitarin e vetëm të gjallë nga incidenti i armatosur në Kumanovë, e ai është Komandant Sula.

“Diku në malet e Karadakut në territorin e Maqedonisë me vështirësi të madhe e takova dëshmitarin e vetëm të luftërave te Lagjja e Trimave në Kumanovë – Komandant Sula. Ndëgjoni me vëmendje deklaratën e tij se si ka ndodh dorëzimi i ushtarëve tek policia maqedonase me ndërmjetësimin e Ali Ahmetit”, – thekosn Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha për Almakos, duke e sjellë edhe dëshminë e mëposhtme, që thotë se e ke incizuar me dëshmitarin e fundit të rastit të Kumanovës – Komandant Sulën./Almakos

Në audio-videon e mëposhtme mund të gjeni se çfarë thotë Komandant Sula, në bisedën me Komandant Hoxhën (dëshmi e siguruar nga ky i fundit), për aksionin policorë në Kumanovë dhe Ali Ahmetin liderin e BDI-së:

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=BxIXSEp_JoQ” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu