Ekskluzive: Dosja e përkthimit të librave të UP’së, nga pozita e Rektorit Enver Hasani përktheu edhe librin e tij (1)

0
689

Gazeta Express ka siguruar dosjen e përkthimit të librave që ishte bërë në kohën sa Rektor i UP’së ishte Enver Hasani, aktualisht, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Në dosje të siguruar nga organet e hetuesisë, figuron emri i Enver Hasanit si autor i librit që të përkthyer me titull: “Self Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Jugoslavia”.

Kështu, Hasani nga pozita e Rektorit të UP’së kishte arritur të përkthente librin në tenderin që Rektorati i kishte dhënë tender gjysmë milion eurosh një kompanie të papërgjegjshme, nga Tirana, për përkthimin e tetë librave.

Në këtë kompani, për një kohë, u angazhua edhe vetë Enver Hasani. Gazeta Express zbuloi se tenderi u nis si i hapur dhe përfundoi i negociuar, derisa njeriu që e nënshkroi tenderin, si përfaqësues i Rektoratit, tash punon në Gjykatën Kushtetuese.

Në një hulumtim, Express ka gjetur se UP nën drejtimin e Enver Hasanit e lidhi këtë kontratë me një kompani të papërgjegjshme nga Tirana dhe në të cilën, së paku për një kohë, kishte qenë i angazhuar vetë Hasani, tash kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe me drejtorin ekzekutiv të së cilës, Albert Rakipin, Enver Hasani gjendet disa herë i lidhur në projekte shkencore.

Krejt historia nisi në korrikun e viti 2008, kur UP’ja shpalli tenderin “Përkthimi i Librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe”, me të cilin u shpërblye afro katër muaj më vonë, në muajin nëntor u shpërblye kompania “Instituti i Studimeve Ndërkombëtare” me qendër në Tiranë.

Njoftimin për dhënie të kontratës në fjalë, në emër të UP’së, e nënshkroi Hakif Veliu, shef i Prokurimit në UP, i cili po si shef prokurimi do ta ndiqte Enver Hasanin edhe kur ky u zgjodh në Gjykatën Kushtetuese, kurse nga ana e kompanisë nga Tirana, këtë dokument e nënshkroi vetë Albert Rakipi.

Deri tash në media për Enver Hasanin e Albert Rakipin ishte thënë se janë shokë të mirë, por Express zbuloi se lidhja e tyre është më e fortë. Është lidhje mes shefit dhe punëtorit si dhe bashkëpunim në projekte shkencore.

Express posedon dosjen komplet të përkthimit të librave, të cilën do ta publikojmë në vazhdim.

Nesër do të lexoni se si u nënshkruan dy kontrata më 15 dhjetor 2008 me dallime astronomike në çmimin e kontratës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu