EKSKLUZIVE || Hashim Thaçi zgjidhet president gjatë javës tjetër, në seancë të rregullt?! Ky është skenari!

0
773

Hasha

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dmund të zgjidhet në postin e presidentit gjatë javës tjetër. Më saktësisht, koalicioni PDK- LDK e ka menduar të enjten, si ditën e fundit ku do të mbahet seanca për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda koalicionit. Sipas këtyre burimeve, në fillim të javës do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku edhe do të caktohet seanca për zgjedhjen e presidentit.

“Të hënën  ose të martën do të mbahet mbledhja e Kryesisë, ku do të caktohet seanca për zgjedhjen e presidentit. Më së largu për të enjten do të caktohet seanca”, ka thënë ky burim. Sipas këtij burimi, edhe pse ishte paraparë që të thirrej një seancë e jashtëzakonshme, megjithatë do të shkohet me seancë të rregullt.

“Do t’i tregojmë opozitës se nuk zmbrapsemi”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Dacici dhe Hasha

Ky burim ka bërë të ditur se koalicioni e ka mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar në këtë drejtim.

Madje, ka treguar edhe skenarin se si do të drejtohet ajo seancë.

“Ftesa do t’u dërgohet natyrisht të gjitë deputetëve opozitarë. Do të veprohet sikurse në seancën e sotit. Ata deputetë që do të provojnë ta pengojnë seancën, do të suspendohen. Madje, edhe do të arrestohen. Koalicioni është më i vendosur se kurrë. Për këtë e kemi mbështetjen edhe të ambasadorëve të Kuintit”, ka theksuar ky burim i Gazetës Blic.

Gjatë ditës së sitme, seanca e Kuvendit u ndërpre disa herë, për shkak se opozita hodhi gaz lotsjellës. Për shkak të këtyre veprimeve, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli suspendoi shumicën e deputetëve opozitarë. Pas largimit të të gjithë deputetëve opozitarë, koalicioni e vazhdoj mbajtjen e seancës plenare.

Mbështetje koalicionit sot i dha edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie. Madje, ai e akuzoi rëndë opozitën, duke thënë se ata po e pengojnë jetën institucionale në vend, derisa tha se ndjehet i neveritur me tre liderët opozitarë.

Në anën tjetër, policia e Kosovës arrestoi hiq më pak se 9 deputetë të opozitës, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.

Pavarësisht këtyre arrestimeve, partitë opozitare kanë paralajmëruar se do të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm që të mos lejojnë që Hashim Thaçi të zgjidhet president.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu