EKSKLUZIVE: Hashim Thaqi aktivizon EULEX-in kunder Levizjes “Vetevendosje”

0
839

EULEX

EULEX-i pos arrestimit të zëdhënësit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka lëshuar edhe fletarrestim ndaj disa aktivistëve të kësaj lëvizjeje. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Policisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve të Gazetës Blic, fletarrestim janë lëshuar edhe ndaj këtyre aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendisje: Dardan Molliqaj, Rron Gjinovci, Salih Zyba, Asdren Peci, Ramadan Veliu, Pajtim Demaj, Skender Blakaj, Fatmir Kurtajm Kushtrimi Zeqiri, Lirim Gashi, Arbër Vokrri, Skender Myrtyri.

Gazeta Blic merr vesh se ky rast ka të bëjë me rrotullimin e veturave të EULEX-it, që kishin bërë aktivistët e Vetëvendosjes para disa vjetësh.

“EULEX-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë në ndjekje të këtyre aktivistëve, dhe çdo kohë priten edhe arrestime tjera”, tha ky burim.

Gazeta Blic ka marrë vesh se në aksion për arrestimin e aktivistëve të VV-së, ka edhe një numër i madh i policëve civil dhe esht aktivizuar vetem 24 ore para mbaizjes se Protestes me masive qe pritet te mbahet ne Prishtine kunder “Zajednices” dhe “Demarkacionit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu