Ekskluzive: Ja draft-ligji i BE’së për Gjykatën Speciale

0
551

PDK

Kjo është forma finale të cilën Kuvendi i Kosovës duhet ta miratojë për t’i hapur rrugë fillimit të punës së Gjykatës Speciale. Draft-ligji, të cilin e ka siguruar Gazeta Express, është i përbërë nga 9 kapituj dhe 65 nene.

Gazeta Express ka arritur ta sigurojë draft-ligjin e hartuar nga Bashkimi Europian për themelimin e Gjykatës Speciale.

Asnjë nen i këtij ligji nuk ka dalë ende në publik dhe Express është mediumi i parë që boton atë që konsiderohet si drafti final.

Në një lexim të shpejt, shihet qartë se Bashkimi Europian ka marrë parasysh disa prej vërejtjeve të lidershipit kosovarë – sidomos pjesa ku flet për gjenocidin. Pra, nga ky draft-ligj nuk është më fjala “gjenocid”.

Por, BE nuk ka lëshuar pe në bërthamen e ligjit – siç është vuajtja e dënimit të të burgosurve, e cila edhe më tutje mbetet jashtë Kosovës.

Të palëkundur kanë qenë edhe ndaj kërkesës tjetër të vendorëve për të caktuar një afat kohor pas kalimit të të cilit do të mund të hapeshin arkivat.

Arkiva e Gjykatës Speciale, sipas draft-ligjit, do të mbetet përjetësisht e mbyllur.

Lexojeni të plotë draft-ligjin e Gjykatës Speciale, e cila lëkundi më themel kredibilitetin e insitucioneve të Kosovës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu