EKSKLUZIVE: Ja kush janë deputetët e “shitur” te PDK-ja

0
464

Deputet e shitur

Portali Infokusi ka siguruar informata të sigurta për marrëveshjen që po pritet të ndodhë në mes të PDK-së dhe 5 deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deputetët e LDK-së me të cilët po synohet të arrihet marrëveshje për ta votuar kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar në seancën e 12 shtatorit dhe po ashtu përkrahjen për Hashim Thaçin- kryeministër janë: Teuta Rugova, Adem Salihaj, Naser Osmani, Doruntinë Maloku dhe Njomza Emini.

Burime të portalit Infokusi kanë treguar se kjo punë tashme thuajse është e kryer dhe “mësiti” i kësaj marrëveshje është ish-ministri i LDK-së, Astrit Haraqija, i cili kohëve të fundit ka dalë edhe haptazi kundër marrëveshjes së Bllokut – LDK-AAK-NISMA e veçanërisht ka hapur një “luftë” me kreun e LDK-së, Isa Mustafën të cilit i ka kërkuar edhe dorëheqjen. Madje ai mbrëmë edhe i dha një ultimatum liderit të LDK-së për tu tërhequr nga koalicioni me AAK-në dhe Nismën deri të martën, ndrysh ai e konfirmoj se do të krijohet një grup i të pa kënaqurve në LDK, të cilët mund të mbështesin haptazi PDK-në për krijimin e qeverisë.

Sipas këtij burimi, skenari i kësaj marrëveshje është thuajse i njëjti me koalicionin që kishte arritur PDK-ja me Listën Rugova, duke i ndarë edhe postet gati të njëjta.

“Grupit të deputetëve” që do të shkëputën nga LDK-ja do t’i takoj një ministri, një post i zëvendës kryeministrit dhe një post tjetër i rëndësishëm por me gjasë në staf diplomatik, por për këtë të fundit ende nuk është vendosur.

Ministër në qeverinë “Thaçi 3″, nëse arrinë të formohet sipas këtyre kalkulimeve, do të jetë “mësiti” i kësaj marrëveshje, Astrit Haraqija, ndërsa postin e zëvendëskryeministrit do ta marr ose deputeti Adem Salihaj, ose Bujar Bukoshi.

Tutje, ky burim i portalit Infokusi ka thënë së nëse Blloku në vazhdimin e seancës së Kuvendit, do të kushtëzoj deputetët që të mos qëndrojnë në sallë, atëherë PDK-ja do ta lëshoj sallën dhe do të thirret në sqarimet që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese ku thotë së deputetët duhet të qëndrojnë në sallë kur të thirren nga kryesuesja e kuvendit për të votuar për kryetarin e Kuvendit.

Nëse kjo ndodhë, atëherë PDK nuk e përjashton mundësinë që ta çoj rastin prapë në Gjykatë Kushtetuese për ta bllokuar skenarin e partive të Bllokut, i cili synon qe t’i krijoj kuorum PDK-së, duke mbajtur në sallë vetëm liderët e partive të tyre dhe disa besnik të partive dhe duke i nxjerrë nga salla deputetët e tjerë të cilët ata dyshojnë se mund t’ia bëjnë numrat partisë së Hashim Thaçit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu