Ekskluzive: Ja si planifikoi Gavriqi të largohet nga Kosova

0
733

Gavric 1

Serbi i dyshuar për tentim sulm terrorist i arrestuar të enjten mbrëma në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ishte përgatitur mirë për t’ia arritur qëllimit. Ai madje kishte hartuar edhe një skicë ku shihet se si i ka bërë planet e largimit nga vendi i ngjarjes.

Indeksonline ka arritur të siguroi hartën të cilën e posedonte në veturë 46 vjeçari Slobodan Gavriq.

Në hartë shkruan qartë se nga është rruga më e shkurtë për të ikur nga territori i Kosovës.

Serbi i dyshuar për tentim sulm terrorist kishte dy plane të ikjes të cekura në hartë. Njëra ka qenë rruga nga Kodra e Trimave dhe tjetra nga Millosheva për në Besi.

Gavriq kishte planifikuar madje edhe sa kilometra do ta ngiste veturën e tij gjatë ikjes si dhe detaje të tjera të largimit.

Në veturën e Gavriqit janë zbuluar mbi 12 kilogramë eksploziv i cili dyshohet se ishte përgatitur për të shpërthyer në qendër të Prishtinës. Eksplozivi ndodhet në ekzaminim bashkë me hartën të cilën tani e posedon edhe Indeksonline.

harta e Serbit Gavric

Ndryshe, të shtunën gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës ia caktoi masën 30 ditëshe të paraburgimit Gavriqit.

Slobodan Gavriq, shtetas i Serbisë, është i martuar, baba i dy fëmijëve, punëtor i Ministrisë së Bujqësisë, me profesion veterinar.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale të përgatitjes së veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës; si dhe import, eksport, transportim, prodhim këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse të ndaluara sipas Kodit Penal të Kosovës./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu