Lëvizja Vetëvendosje sot, më herët, kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp, pa dhënë më shumë detaje.
“Sot, më 3 shkurt, në orën 15:00, Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media”, thuhej në njoftimin e VV-së.
Megjithatë, pas lajmërimeve se kryeministri Isa Mustafa do të mbajë konferencë në ora 16:00, VV lajmëroi shtyrjen e konferencës për në orën 17:00.
“Lëvizja Vetëvendosje konferencën e paralajmëruar për në orën 15:00 e shtyn për në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e dytë, duke mos qartësuar temën e konferencës.
Nuk dihet nëse shtyrja e konferencës ka të bëjë me paralajmërimin për konferencë të kryeministrit të vendit.
Spas Burimeve të Portalit, Jabllanoviqi ka marre drite jeshile nga Qeveria e Beogradit dhe sot pritet të dorhiqet, duket që Kryminstri Mustafa pas ores 16:00 h, do ta beje te ditur para Gazetarve.