EKSKLUZIVE: Keta jane deputetë të PDK-së që rrezuan Specialen. Kush janë ata?! (DOKUMENT)

0
1051

Naiti

Koalicioni qeveritar PDK- LDK dhe minoritetet edhe pse i ka 88 vota, në seancën e sotme katër prej tyre nuk morën fare pjesë në votim. Gazeta Blic nga burime brenda Kuvendit të Kosovës ka marrë vesh se janë deputetët nga radhët e PDK-së, që nuk votuan fare, duke vepruar ngjashëm sikurse opozita.

Mungesën e katër deputetëve e dëshmon edhe rezultati. 75 deputetë votuan për, 7 kundër dhe 2 abstenuan, që në total i bie të votojnë 84 deputetë, nga 88 sa i ka gjithesjtë koalicioni PDK- LDK dhe minoritetet.

“Dy deputetë të PDK-së vepruan ngjashëm sikurse opozita, derisa dy të tjerë nuk ishin fare prezent në seancë në momentin kur votohej”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtyre burimeve, këta deputetë të gjendur në një pozicion shumë të vështirë, në njërën anë për shkak të presioneve që të votojnë pro, dhe në anën tjetër, për shkak të bindjeve të tyre kundër kësaj gjykate, zgjodhën rrugën e mospjesëmarrjes fare.

 

Në këtë link, gjeni emrat e deputetëve te PDK-se ne Kuvend:

Këta janë deputetët e PDK

Në vazhdim gjeni deputetet qe votuan kunder e abstenuan.

Deputetët e PDK-së Fadil Beka, Fadil Demaku, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Xhevahire Izmaku, Rafet Rama dhe Raif Çela kanë votuar kundër ndryshimeve kushtetuese.

Ndërsa kanë abstenuar deputetja Flora Brovina dhe Nezir Çoçaj.

Doc

 

Fadil Beka
Fadil Beka
Fadil Demaku
Fadil Demaku
Ganimete
Ganimete Muzliu
Nait Hasani
Nait Hasani
Xhevahire Izmaku
Xhevahire Izmaku
Rafet Rama
Rafet Rama
Raif çela
Raif Çela

Ndërsa kanë abstenuar këta dy deputetë:

Flora Brovina
Flora Brovina
Nezir Cocaj
Nezir Çoçaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu