EKSKLUZIVE: Këta janë tre skenarët e koalicionit për Demarkacionin!

0
695

Koalicioni PDK- LDK i udhëhequr nga Isa Mustafa e Kadri Veseli tashmë i ka menduar të gjithë skenarët e mundshëm në lidhje me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Gazeta Blic nga burime brenda koalicionit ka marrë vesh se liderët e dy partive janë duke i diskutuar tre skenarë të mundshëm në lidhje me këtë marrëveshje.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, skenari i parë ka të bëjë me bindjen e të gjithë deputetëve që të votohet demarkacioni.

“Përpos Veselit e Mustafës, edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke insistuar shumë që të binden deputetët dhe që përfundimisht të votohet demarkacioni. Mirëpo, përpos që ka shumë deputetë shqiptarë që nuk e votojnë këtë marrëveshje me Malin e Zi, duhet që të bindet edhe Lista Srpaska që të kthehet në Kuvend, ngase pa të, do të jetë e pamundur që të arrihen 80 vota”, tregon ky burim.

Gjithnjë sipas këtij burimi, nëse dështon ky skenar, atëherë koalicioni e ka menduar edhe skenarin e dytë.

Sipas këtij skenari, koalicioni do ta riprocedoj në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin përkundër që nuk i kanë votat. Në këtë situatë, rrëzimi i marrëveshjes në Kuvend, do të nis një fazë të re në lidhje me këtë marrëveshje.

“Liderët kanë planifikuar që në këtë situatë si opsioni përfundimtar të jetë Gjykata e Arbitrazhit. Pra, të vazhdoj edhe më tutje qeveria të funksionoj, mirëpo për çështjen e Demarkacionit të pritet vendimi i Arbitrazhit”, thotë ky burim i Gazetës.

Skenari i tretë është befasues

Dhe skenari i tretë, sipas burimeve të Gazetës, mund të ndodhë që fare demarkacioni të mos riprocedohet në Kuvend, nëse nuk arrijnë t’i sigurojnë votat prej 2/3.

“Dy partitë kryesore në vend, PDK e LDK do të merren vesh që vendi të shkoj në zgjedhje të reja. Ky opsion po mendohet, në mënyrë që çështja rrëzimi eventual në Kuvend i marrëveshjes së demarkacionit mos t’i shkoj si meritë partive opozitare, të cilat mund ta përdorin këtë rast për të fituar politikisht në zgjedhje”, tha ky burim i Gazetës brenda koalicionit.

Në anën tjetër, tre drejtuesit e vendit, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli vazhdojnë të insistojnë që sa më parë të kaloj marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Ngutia e Kadri Veselit

I pari i Kuvendit, sot tha se në momentin që qeveria e procedon në Kuvend këtë marrëveshje, ai do procedojë për votim.

“Momentin që qeveria e riprocedon marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit, ne do ta procedojmë menjëherë në Kuvend pa asnjë vonesë në mënyrë që të ecim përpara”, ka deklaruar thënë Veseli para mediave në Prishtinë. “Duhet të lëvizim përpara, Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejtë sepse është në interes të qytetarëve dhe në interes të Kosovës”, u shpreh Veseli.

Kurse, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, për mediat gjermane, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të vendosin mes lirisë së lëvizjes pa viza të qytetarëve të Kosovës dhe izolimit të tyre.

Ai kështu ka aluduar në ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Ndërkohë, një pjesë e madhe e deputetëve të PDK-së e LDK-së tashmë kanë paralajmëruar votën kundër.

Gazeta Blic ka raportuar dje se hiç më pak se 12 deputetë momentalisht janë kundër kësaj marrëveshjeje.

Përpos tyre, koalicioni PDK- LDK nuk mund të llogarsi as në votat e Listës Serbe, gjë që e bën të pamundur kalimin e kësaj marrëveshjeje me 80 vota, Lista Serbe po tenton ne kurriz te votave pro Demarkacionit te marre garcion per “Zajednicen”

Partitë opozitare, në anën tjetër kanë paralajmëruar protesta dhe gaz lotësjellës kundër kësaj marrëveshjeje.

Metodat e reja të opozitës për kundërshtimin e marrëveshjes

Madje, deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se ata do të përdorin edhe mjete të papara deri më sot, duke mos dhënë shumë detaje.

Ndryshe, marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi u nënshkruar në gusht të vitit 2015, dhe që nga ajo kohë, Kosova është përballur me një krizë institucionale, ku opozita përpos protestave masive në kundërshtim të kësaj marrëveshjeje, ka përdorur edhe gaz lotësjellës.

Koalicioni PDK- LDK e kishte procecuar në Kuvend këtë marrëveshje më 1 shtator të vitit të kaluar, për ta tërhequr më pas, për shkak se nuk i kishte votat për ta miratuar.

Ekspertët dhe opozita po insistojnë që nga ky proces Kosova humb hiq më pak se 8 mijë e 200 hektarë tokë.

Qeveria duke u munduar që ta bind opinionin publik dhe deputetët e saj, formoi një komision për matjen e territorit të vendit, ku vendosi edhe kryetarin e Akademisë së Shkancave dhe Arteve të Klosovës, Hivzi Islami. Mirëpo, ky komision u degradua ngase tre anëtarët kryesor të saj, nuk u pajtuan me raportin, duke konsideruar se ky komision është politik, dhe ka dështuar totalisht në kryerjen e punës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu