Ekskluzive: Këto janë borxhet e vërteta të Trepçës

0
708

Miniera_e_Stantergut

Kombinati Trepça është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas tentimit të Qeverisë së Isa Mustafës që këtë ndërmarrje me ligj ta shndërrojnë në pronë të shtetit.

Një gjë e tillë, dështoi pas kundërshtimit të ashpër nga Serbia dhe serbët në institucionet e Kosovës.

Qeveria e Serbisë, kundërshtitë e veta, i arsyeton në pretendimin se është pronare e Trepçës dhe se ka investuar miliona euro nga Fondi Republikan për Zhvillim.

Në vitin 1994 Serbia, dhunshëm e pati deklaruar Trepçën si Shoqëri Aksionare (74% aksioneve ua dha firmave të Serbisë).

Po ashtu Serbia pretendon se borxhi i jashtëm i Trepçës sillet rreth 1.4 miliard euro.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës thotë se do ta sponsorizojë një ligj të veçantë për Trepçën në një periudhë afat-mesme.

Të gjitha këto paqartësi rreth këtij gjiganti ekonomik, i shtynë edhe minatorët që pakënaqësitë t’i shfaqin duke u futur në greve me kërkesën e vetme, që Trepça shndërrohet në Ndërmarrje Publike si pronë e shtetit të Kosovës.

Por cili është borxhi real që Trepça ju ka kreditorëve të jashtëm deri në vitin 1989, pra, para periudhës kur ky gjigant bie nën menaxhimin e regjimit të Millosheviqit.

Janë gjithsej 26 subjekte të pavarura ekonomike, borxhet ndaj të cilave pretendohet të jenë të vërteta, por të cilat duhet të vërtetohen paraprakisht nëpërmjet mekanizmave gjyqësorë ndërkombëtarë.

Indeksonline ju sjellë listën e disa prej kompanive që pretendojnë se Trepça ju ka borxh deri në vitin 1989. Ky borxh nuk shkon më shumë se 80 milionë euro.

– “Mytilineos” kompani nga Greqia, kontratë 517 milionë me Genex. Kjo kompani, pretendon se nga kontrata e nënshkruar ka realizuar 44 milionë euro.

– Kompania “Shinto”, Bullgari, kontratë për blerje të pluhurit PVC, 500 mijë marka gjermane.

– Kompania “Et Terra”, Bullgari, Kokës 180 mijë dollarë

– Pretendimet e kreditorëve deri në vendosjen e masave të dhunshme në vitin 1989, në total janë 73.3 milionë euro

– Borxhet tjera rreth 1.4 miliard euro janë firma apo individ me kontrata fiktive. Shumica e këtyre borxheve, nga pala kosovare thuhet se janë krijuar, pasi që udhëheqësit e atëhershëm serb, me qëllim të përfitimit financiar, patën lëshuar dokumente me shuma marramendëse kinse të investuara në Trepça.

– Një shoqëri e Francës. Kontratë për blerje të prodhimit(koncentratit) në vlerë 3.4 milionë. Këto para, ata thuhet se i kanë paguar në momentin e nënshkrimit të kontratës.

Pra, borxhet tjera të paarsyetueshme kanë ndodhur në kohën e administrimit të dhunshëm të Trepçës nga regjimi i Millosheviqit.

Indeksonline, ka siguruar edhe draft propozimin shumë të përfolur të ish zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli i cili parashihte që nëpërmjet arbitrazhit ndërkombëtar të spastronte Trepçën nga të gjitha borxhet e pretenduara, ringritjen e tij si fuqi ekonomike dhe shndërrimin në pasuri të shtetit të Kosovës. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu