Ekskluzive: Ky është numri i armëve dhe armatimit të dorëzuar në Isniq në vitin ’98 (DOKUMENT)

0
1949

Ekskluzive: Ky është numri i armëve dhe armatimit të dorëzuar në Isniq në vitin ’98 (DOKUMENT)

Ofensiva e forcave serbe në verën e vitit 1998 në rajonin e Dukagjinit, bëri që shumë fronte të shpartalloheshin. Kjo ndikoi edhe në largimin e një numri të madh të ushtarëve të UÇK-së në drejtim të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Disa prej tyre më vonë u rikthyen sërish në radhët e ushtrisë.

Rënia e pikave mbrojtëse të UÇK-së në Dukagjin bëri që një numër i madh i popullësisë të mblidhej në fshatin Isniq të Deçanit dhe fshatrave përreth. Këto fshatra konsideroheshin të sigurta dhe kontrolloheshin nga ushtarët e FARK-ut (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës).

Megjithatë, forcat serbe rrethuan Isniqin dhe iu dhanë ultimatum forcave të FARK-ut që aso kohe drejtoheshin nga kolonel Tahir Zemaj, që t’i dorëzonin armët, në të kundërtën Isniqi do të shndërrohej në enklavë.

Ky ultimatum u pranua dhe aty u dorëzuan mijëra armë, ndërsa popullata u lejua të largohej në drejtim të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Bashkë me ta ishin edhe mijëra ushtarë, të cilët zhveshën uniformën dhe dorëzuan armët.

Ballkani.info për herë të parë publikon dokumente ekskluzive të forcave serbe të datës 29.09.1998. Në këto dokumente janë paraqitur armët e dorëzuara dhe numri serik i dorëzuar tek forcat serbe në rajonin e Deçanit, respektivisht në fshatin Isniq dhe fshatrat përreth.

“Sot 29.09.1998 është kryer pranim-dorëzimi i këtyre armëve, municionit dhe lëndëve të tjera shpërthyese, të gjetura nga ana e punëtorëve të SPB-së dhe të dorëzuara nga ana e qytetarëve të fshatrave me përkatësi shqiptare të cilët jetojnë në Komunën e Deçanit”, thuhet në dosjen e dokumenteve të Sigurimit të Punëve të Brendshme në Gjakovë, Njësia e Punëve të Brendshme në Deçan.

Kjo dosje përmban numrin e armëve dhe numrin serik të tyre të dorëzuara nga oficerët e FARK-ut. Sipas kësaj dosje, janë hedhur dhe dorëzuar këto armë: pushkë automatike të prodhimit kinez, kalibri 7.62 mm, me numrin vijues, gjithsejtë 735 (mbyllet me numrin rendor 735).

222 copë pushkë automatike kineze me karikatorë

419 pushkë gjysmautomatike të prodhimit kinez të kalibrit 7.62 mm,

23 copë pushkë të ndryshme (“M-48”, “Leninka”, “Taljanka”, “Karabina” të kalibrit 7.9 mm dhe të tjera),

7 automatikë rus “Ahpagini”,

82 pushkomitraloza të kalibrit 7.62X39,

70 pushkomitraloza të kalibrit 7.62X54,

35 copë pushkomitraloza “Broving”

53 mortaja dore të prodhimit kinez,

6 topa pa dridhje, një minahedhës i kalibrit 82 mm,

7 copa minahedhës të kalibrit 60 mm,

granata për topin pa dridhje 62 copa, (jo i lexueshëm lloji i armatimit) 1 050 copa,

7 granata për minahedhës 60 mm dhe 82 mm,

196 granata për mortaja dore,

5 mina kundërtanke, eksploziv tritol 4 kg,

225 054 copë fishekë të kalibrit 7.62×39 dhe 7.32×54 dhe 392 karikatorë pushkësh automatike.

Të kujtojmë se të gjitha këto armë ishin sjellë nga Shqipëria në kushte jashtëzakonisht të vështira, me gomar e kuaj, por edhe të bartura me shpinë nga ushtarët e UÇK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu