Ekskluzive Mitrovicë. Ja plani i serbëve për të bllokuar gjithë veriun

0
807

Mitrovicë – Grupet kriminale Serbe në veriun e Mitrovicës të enjten kanë ndezuar kamionët që të bllokojnë të gjithë veriun kanë njoftuar burime të portalit lajmeshqip.

Sipas burimeve këto grupe kriminale kanë marrë urdhër nga shtabi i krizës serbe të veriut të Kosovës që të jenë gati në rast të ndërhyrjesë së KFOR-it për ti bllokuar rrugët alternative, serbe do të bllokojnë gjithë veriun duke pamundësuar lëvizjen e automjeteve të NATO-së në këtë pjesë të Kosovës.

Lajmin për përgatitjen e kamionëve për bllokimin e veriut nga ane e grupeve kriminale serb e kanë konfirmuar edhe burime të portalit nga selia e KFOR-it në Prishtinë.

Sipas burimet KFOR-i është në dijeni se të ashtuquajturit lidere serbë ku përfshihen, 4 të ahstuquajturit kryetar të komunave  Kërstimir Pantiç i Mitrovicës, Dragisha Milloviç i Zveçanit, Sllavisha Ristiç i Zubin Potokut si dhe Branko Niniç i Leposaviçit së bashku me të ashtuquajturin kryetar i qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviç dhe shefin e MUP-it Gjorgje Dragoviç, kanë urdhëruar grupet kriminale që të përgatisin kamionet e tyre dhe në rast të bllokimit të rrugëve alternative nga ana e KFOR-it të bllokojnë të gjithë veriun e Kosovës.

Burimet më tej kanë shtuar se serbët fillimisht do të bllokojnë rrugën në hyrje të Leposaviçit e më pas, tërë veriun.

Të gjitha kamionë në veri janë bërë gati për të bllokur rrugët ka thënë burimi ndërkombëtar.

Burimi më tej ka shtuar se vendimi për mbylljen e rrugëve alternative është marrë nga ana e NATO-s, EULEX-it si dhe Qeverisë së Beogradit, pra do të jetë një bashkpunim tri palësh për mbylljen e pikalimeve ilegale.

“Është turp dhe tradhëti nacionale që ministri serb Ivica Daçiç të urdhërojë bllokimin e rrugëve të cilat popullata e këtushme i ka përdorur gjatë gjithë dimrit, dhe me të vetmen arsye që Serbia të fitojë statusin e kandidatit”-, ka thënë Marko Jakshiç në takim e shtabit serb të krizës.

Po ashtu edhe të ashtuquajturit këshilltarë të Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, kanë kërkuar nga ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, që xhandarmëria serbe të mos vazhdojë të bllokojë rrugët alternative në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak të Kosovës.

Ata në takimin e tyre vlerësuan se gjendja e sigurisë është gjithnjë e më e komplikuar dhe kërcënon përleshje të qytetarëve serbë me përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare, por edhe me shqiptarë.

Kryetari ilegal në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantiç, ka akuzuar EULEX-in se me automjetet e tyre po transporton policët dhe doganierët e Kosovës në pikat kufitare në veri.

“Kemi një situatë ku serbët sërish kërcënohen nëse dalin në zgjedhje, sepse sipas Bajram Rexhepit dhe planit të tij operativ, shqiptarët do të kenë të drejtën të qëllojnë me armë dhe të vrasin serbët, të gjitha stacionet policore në veri posedojnë planin operativ dhe se ai vetë e ka parë një plan të tillë”- ka thënë Pantiç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu