Ekskluzive | Në Gjykatën Speciale pritet të gjykohen 270 persona

0
765

Gjykata Speciale kunder Kosovës

Deklarata e Ambasadores amerikane, Tracey Ann Jacobson se Gjykata Speciale do t’i trajtojë 10 raste të krimeve të luftës, duket se është keqkuptuar në opinion apo zonja Jacobson e ka lansuar me qellim që të qetsoi situaten dhe opinionin duke lansuar se jan vetem 10 raste por kjo deklarat e zonjes Jacobson nuk nënkupton 10 persona.

Burime të Gazetës thonë se para kësaj gjykate pritet të dalin rreth 270 persona, të akuzuar për krime të luftës dhe pas luftës.

“Kurrë nuk ka ndodhur që 10 raste të jenë 10 persona. Në fakt, para gjykatës do të dalin rreth 270 persona”, ka thënë një zyrtar ndërkombëtar në kushte anonimiteti për Gazetën.

I njëjti ka thënë se fakti se do të trajtohen rreth270 persona, e dinë liderët institucionalë të Kosovës.

Nga ana tjeter: Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka shpejtuar ti siguroi Shqiptaret dhe deputet e Kuvendit të Kosovës, Haliti ka thënë për televizionin publik se askush nuk ka nevojë të frikësohet nga Gjykata Speciale.

Dhe udhëheqës të institucionit më të lartë legjislativ në vend, Kuvendit të Kosovës, kanë konfirmuar se ka arritur drafti i kësaj Gjykate nga Brukseli dhe se organet relevante vendore po punojnë në të.

Sipas Halitit, deklarimet se në mungesë të vullnetit kosovar, një Gjykatë e tillë mund të themelohet nga OKB’ja, mund të jenë të vërteta dhe se sipas tij, deputetët kosovarë duhet t’i besojnë drejtësisë evropiane, me qëllim të konfirmimit të sërishëm të pastërtisë së UÇK’së, me kete Xhavit Haliti deshiron të arsytoi Politiken Servile të Institucioneve të Kosovës dhe Qeveris ku ben pjese vete z. Haliti.

Sipas Halitit, pavarësisht deklaratave të ndryshme, me themelimin e Gjykatës Speciale nuk cenohet sovraniteti i Republikës së Kosovës, dhe ketu z. Haliti mundohet te mashtroi opinionin se gjoja nuk cenohet Sovraniteti i Kosovës por realiteti esht kreit ndryshe, me themelimin e Gjykates Speciale, Kosova esht zhveshur komplet nga Sovraniteti dhe i esht kriminalizuar Lufta Çlirimtare duke e barazuar me Kriminelet Serb te Sllobodan Miloshevicit dhe Sheshelit e Arkanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu