Ekskluzive: Të mërkurën shpallet aktgjykimi i kushtetueses rreth mandatarit

0
117
Ekskluzive: Të mërkurën shpallet aktgjykimi i kushtetueses rreth mandatarit

Gjykata Kushtetuese do të vendosë të mërkurën në kontestin e mandatarit.

Aktgjykimi për këtë rast do të publikohet pas dy ditësh, burime të sigurta i kanë treguar Insajderit të hënën.

Këto burime i kanë thënë gazetës se vendimi për rastin tashmë është marrë dhe se të mërkurën pritet të publikohet aktgjykimi për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi.

“Të mërkurën pritet të shpallet aktgjykimi. Tashmë është marrë vendimi dhe vetëm do të publikohet”, kanë thënë burimet.

Më 30 prill, Thaçi e ka nxjerrë një Dekret nëpërmjet të cilit i propozuari i Lidhjes Demokratike (LDK), Avdullah Hoti, është caktuar mandatar për formimin e Qeverisë së re. Ndryshe nga dy mocionet e mëhershme, pas të cilave qytetarët i janë drejtuar kutive të votimit, pas këtij kundër Qeverisë Kurti kreu i shtetit ka thënë se duhet evituar zgjedhjet.

Të njëjtën ditë, LVV-ja e ka kontestuar në Kushtetuese dekretin. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kishin deklaruar se me këtë presidenti Thaçi ka shkelur kushtetutën.

“Me këtë dekret, ne vlerësojmë që presidenti ka shkelur kushtetutën”, kishte deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

Vetëm pas një ditë, më 1 maj, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë së re deri më 29 maj. Kreu i LVV-së, Albin Kurti, është thirrur në Nenin 95 të Kushtetutës, për t’i dhënë zgjidhje problemit.

Kurti, po ashtu ka dhënë sinjale se nuk do ta pranojë Aktgjykimin për mandatarin, nëse në të Gjykata vendosë afate, brenda të cilave partia që presidenti i drejtohet me kërkesën për ta dhënë mandatarin, duhet ta propozojë emrin e kandidatit për kryeministër ose duhet shprehimisht të heq dorë nga kjo e drejtë.

Kurti ka këmbëngulur se Gjykata vetëm e interpreton Kushtetutën, por nuk mund të shkruajë norma të reja kushtetuese. /Insajderi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu