Ekskluzive: Vendimi i Kushtetueses: Mandatari do ti takoj dy herë PDK-së

0
911

Thaqi dhe HasaniGjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në mënyrë unanime ka marr vendim që mandatari i takon PDK-së, dy herë për formimin e Qeverisë së Kosovës. Sipas një burimi të besueshëm brenda PDK-së, Kushtetuesja vendimin e ka marrë ditën e premte me 27 Qershor.

“Nëse herën e parë nuk kalon Thaçi, prapë herën e dytë PDK do ta ketë mandatarin por me kandidat tjetër”, ka thënë ky burim brenda PDK-së, për gazetën “Zëri”.

Presidentja e Kosovës në pyejtet dërguar Kushtetueses ka kërkuar interpretim të “Shumicës” në Kuvend. “Kështu që me vet faktin që Kushtetuesja e përcakton shumicë ata që kanë fituar zgjedhjet, automatikisht edhe pozita e kryetarit te Kuvendit i takon PDK-së”, ka thënë burimi i Zërit.

Ndryshe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, të të hënën, më 30 qershor 2014, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjykatë ka shqyrtuar dhe ka vendosur për rastin KO103/14, të parashtruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, për mandatarin e Qeverisë.

“Gjykata Kushtetuese do ta publikojë vendimin në ditët në vijim”, thuhet në njoftim për media. Njoftimi është publikuar edhe në ueb faqen e kësaj gjykate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu