Ekskluzive: Vetëvendosje ia bënë një ofertë të re LDK-së

0
367
Ekskluzive: Vetëvendosje ia bënë një ofertë të re LDK-së

Lëvizja Vetëvendosje ia ka bërë një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Burime të Gazetës bëjnë të ditur se Albin Kurti i ka bërë ofertën e fundit Isa Mustafës, që në këmbim të kryetarit të Kuvendit, LDK’së t’i takojë një ministri më shumë.

Sipas kësaj oferte LDK-së i është propozuar t’i merr gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK-së, dhe në momentin e zgjedhjes së kësaj pozite, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV-së, duke u barazuar 5-5 sa i përket ministrive.

“Oferta më e re që i është dërguar Isa Mustafës, është që LDK t’i marr gjashtë ministri, për shkak që VV tashmë e ka marrë postin e kryetarit të Kuvendit. Po ashtu, në ofertë vlen fakti që në vitin 2021 kur të zgjidhet presidenti, ai duhet t’i takojë LDK-së, por që ata duhet t’ia kthejnë VV-së një ministri, duke e bërë kështu 5 me 5 numrin e ministrive”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.

Po ashtu, zv.kryeministri i parë, parashihet t’i takojë LDK-së. Sipas burimeve të Gazetës, Kurti është duke e pritur përgjigjen nga ana e lidershipit të LDK-së për të marrë vendim se a do të shkojë në takim me presidentin Thaçi, për tu mandatuar si kryeministër i vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu