Profesori i Gjeografisë dhe kritik i demarkacionit me Malin e Zi, Florim Isufi, ka njoftuar se nesër, Grupi i Ekspertëve të pavarur do të prezantojë fakte të reja shkencore mbi demarkimin e vijës kufitare Kosovë – Mali i Zi.
Isufi është një ndër kundërshtuesit më të mëdhenjë të demarkacionit me Malin e Zi të përcaktuar sipas Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare.