Ekspertët: Mali i Zi fiton 70,44 kilometra katror, Kosova humb territor

0
566

Ekspertët: Mali i Zi fiton 70,44 kilometra katror, Kosova humb territor

Ekspertët e pavarur, kanë paraqitur fakte për vijen e demarkimit, ku kanë thënë se sipërfaqja e Kosovës nuk është rritur, por se vendi ka humbur territor.
Shpejtim Bulliqi, ka thënë se të arriturat përfundimtare të analizës së territorit të Kosovës dhe Malit të Zi thonë të kundërtën që Komisioni për matjen e territorit ka dhënë ditë më parë.

Sipas tij, “u konstatua se Mali i zi çdoherë paraqitet me sipërfaqe të njëjtë në të gjitha etapat e zhvillimit të tij”.

Ndërsa siç tha ai, sipërfaqja e Kosovës është paraqitur më sipërfaqe të ndryshme, për shkak të mos demaskimit me shtetet fqinjë, siç është Mali i Zi dhe Serbia.

Ekspertët thanë se Mali i Zi, pas aprovimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosvës, do t’i rrite sipërfaqja në 13.882.44 që do të thotë për 70.44 kilometra katror më shumë.

“Rritja e sipërfaqes së Malit të Zi, nuk është rritur me asnjë fqinjë tjetër, përveç me Kosovën e cila është në dëm të madh të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu