Ekspertiza e FBI-së: Ndrea Prendi dhe Agim Llupo vranë protestuesit në 21 janar

0
706

Zbardhet ekspertiza e FBI-së amerikane në lidhje me vrasjen e katër demonstruesve të opozitës përballë kryeministrisë më 21 janar të vitit 2011. Në mënyrë kronologjike dhe hap pas hapi, sipas FBI-së është precizuar se ku kanë qenë, si kanë qëlluar dhe si janë vrarë nga ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi, protestuesi Faik Myrtaj dhe gardisti Agim Llupo protestuesi Ziver Veizi, të dy jashtë rrethimit të kryeministrisë. Gjithë ngjarja rast pas rasti është vendosur në një video. Kështu, në këtë video është rindërtuar përmes grafikës e gjithë skena e vrasjeve të ndodhura në bulevardin para Kryeministrisë, në 21 janar 2011. Emisioni “Zonë e ndaluar” e gazetarit Andi Bushati, sjell një dëshmi të qartë të autorësisë së vrasjes, për të paktën 2 nga 4 protestuesit që humbën jetën atë ditë. Skema është mbështetur e gjithë në ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimit,(FBI), e cila njihet si institucioni me ekspertizën më të specializuar në botë.

Skema: Gardistët duken qartë duke qëlluar mbi protestuesit

Në skenën e rindërtuar, janë rivendosur personazhet kryesorë: në brendësi të gardhit rrethues të selisë së kryeministrisë qëndrojnë të armatosur dhe duken qartë që qëllojnë mbi turmat, ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe vartësi i tij, Agim Llupo. Përballë tyre, me duar në xhepa dhe pa asnjë tendencë për të sulmuar kryeministrinë dhe duke mos shfaqur asnjë shenjë agresiviteti ndaj institucionit, duken protestuesit e opozitës Ziver Veizi dhe Faik Myrto. Ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi, që fitoi pafajësinë me një vendim gjykate në 7 shkurt 2013 nga Gjykata e Faktit në Tiranë, sipas ekspertizës së FBI-së, ka qëlluar të paktën 11 herë mbi turmat. Në njërën nga këto qitje ka shënjuar për vdekje, protestuesin nga Fieri Faik Myrto. Në skemën tjetër, shfaqet po sipas ekspertizës së FBI-së, gardisti Agim Llupo që qëllon protestuesin nga Gjirokastra, Ziver Veizi. Video mbi të cilën është ndërtuar në mënyrë të qartë tërësisht skema e vrasjes së këtyre demonstruesve, pasi për këta dy të vrarë dhe për armët e dyshuara për vrasjen e tyre është kërkuar nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, mbështetur dhe nga qeveria shqiptare e kryesuar nga Berisha ekspertiza e FBI-së amerikane. E cila pavarësisht ardhjes në kohë rekord dhe ku saktësohej se plumbat që kanë vrarës Faik Myrtajn kanë dalë nga arma-pistoletë e ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi, nuk u mor parasysh.

/Shekulli Online/Përgatit: E.Sh/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu