Ekzekutimi i Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt, pse nuk i alarmoi institucionet e Kosovës?

0
745

Kumanova

Shkresa e dërguar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë në ambasadën e Kosovës në Shkup, ku në mënyrë urgjente u dërguan emrat e shtetasve të Kosovës të cilët ishin arrestuar për konfliktin në Kumanovë, në mesin e të cilëve ishin Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, do të duhej të alarmonin Institucionet e Kosovës, vlerëson analisti politik Kushtrim Gashi.

Ai thekson se, ky alarm duhej të nënkuptonte veprime të menjëhershme me të gjitha mjetet politike dhe diplomatike duke bërë edhe presion të vazhdueshme ndaj autoriteteve të Shkupit që shtetasit e arrestuar nga Kosova të trajtohen sipas dispozitave ndërkombëtare.

“Mosinteresimi dhe mosveprimi i institucioneve të Kosovës për të mbrojtur qytetarët e saj, rezultojë me pasoja ndaj atyre që u dorëzuan dhe me pas u ekzekutuan nga autoritetet e Shkupit”, thekson ai.

“Sipas Konventës se Gjenevës për trajtimin e robërve të luftës, “rob lufte janë personat që kanë renë në duar të armikut dhe që kanë qenë pjesëtar të forcave të armatosura, të policisë, të njësive vullnetare, duke përfshirë këtu edhe pjesëtaret e lëvizjeve të organizuara të rezistencës”, gjë që pjesëtaret e arrestuar të grupit të Kumanovës janë robër të luftës”, thotë Gashi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, rregullat e përgjithshme ndërkombëtare përcaktojnë se ata që zihen rob janë nën pushtetin e shtetit që i mban e jo të individit ose të njësisë që i ka zëne, prandaj shteti, në instancë të fundit, mban përgjegjësinë për gjithçka ç’ndodh me personat e zënë rob.

“Pjesëtaret e dorëzuar të grupit të Kumanovës nga shteti i Maqedonisë jo vetëm që u rrahën, u maltretuan, u frikësuan dhe u fyen, por edhe u vranë ashtu siç u ekzekutuan Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj dhe kjo paraqet shkelje flagrante të konventave të Gjenevës”, thotë ai.

“Shteti maqedonas personat e plagosur dhe të sëmurë rënd, si dhe ata që janë lënduar rënd fizikisht ose psiqikisht e kishte obligim ndërkombëtarë që në marrëveshje me shtetin e Kosovës të bënte dorëzimin e tyre, por si një shtet agresor nuk e bëri një gjë të tillë”, thekson Gashi.

Gashi pohon se, tani është momenti që institucionet e Kosovës të kërkojnë një hetim ndërkombëtarë për luftën e Kumanovës dhe pjesë e këtij hetimi të jenë gjithsesi Kosova dhe Shqipëria.

“Kur ky hetim të konstaton dhunën e ushtruar ndaj popullsisë civile, dhunën që ka përdorur policia ndaj personave të dorëzuar, vrasjen e 10 shqiptareve si dhe vrasjen e dy personave pasi që janë arrestuar, atëherë shteti maqedonas duhet sanksionuar dhe autoret e këtyre krimeve kundër njerëzimit duhet të përgjigjen para drejtësisë ndërkombëtare. Rrjedhimisht arrestimi dhe dënimi i krimineleve nga drejtësia ndërkombëtare do të ishte një lloj satisfaksioni për familjet e të vrarëve”, thotë Kushtrim Gashi. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu