
38 vjet më parë…6 shkurt 1981…
Bilbil Pasha, im vëlla SKËNDERBEGAS, ra në ortekun e dëborës, në Feken.
Nëna jonë DEKUA, teksa Ai, sapo kish ardhur në avllinë para shtëpisë sonë në Mallakastër, qau me ligje…krijoi atypëraty një elegji, e cila u stilizua më vonë…
Po iua përcjell miqve të mi! Janë kujtime Shqipërie dhe kanë një domethënie të rrallë !
ELEGJI…OSE…KËNGË VAJI E DEKOS
PËR DITËN KUR BILBILI RA NË ORTEKUN E DËBORËS.
BIR O BIR! PËR SHQIPËRINË…
Ore ti Mali me Gropa!
Ma bëre Bilibilin copa…
Ore ti Mali me Gurë!
Bilbil dhashë, Bilbil ke prurë!
Ore ti Mali Feken
Loti im e zgjoftë dhenë!
Bir o bir!
Të pashtë në ëndërr!
Sikur mbrëmë m’u bëre dhëndërr…
Unë qaja , shpendër më shpendër.
Mal o mal që të dhashë zemër!
O Bilbil, o bir…o bir!
Ku je ngrysur e ku je gdhirë!?
Në atë borë të bardhë, qefin!
Kërkoj dorën , ti ma shtrin.
Kërkoj syrin që të ndrin.
Dhe ti vjen, më mbush shtëpinë!
Bir o bir, për SHQIPËRINË!