Elektorati i PDK-së dhe LDK-së, nuk eshte per Zajednicen dhe Demarkacionin

0
979

Mustaf Lajqi

Në saje të pakënaqësive të përgjithshme rreth ngjarjeve politike dhe kombëtare sidomos në dy fenomenet e shëmtuara sic janë Demarkacioni dhe Zajednica na u kthyen në bumerang në procesin e shtetndërtimit që po e bëjmë.Në këtë kontest është pakënaqësia e një pjese të madhe të strukturës së Degës së PDK-së në Pejë duke u nisur nga Kryesia,Këshilli Drejtues dhe disa nëndegë të PDK- së.

Ne nuk jemi konsultuar aspak për këto dy cështje madhore andaj me plotë të drejtë po i kundërshtojmë dhe vazhdimisht do të jemi kundër tyre.Ky qëndrim i yni është shqetësim i madh në Degën e PDK-së në Pejë e që mendoj se kjo gjendje është në të gjitha degët e PDK-së.
Cështja e demarkacionit dhe koncesioni që komisioni shtetëror e ka bërë në favor të Malit të Zi është atak në qenien e përgjithshme të qytetarëve të Pejës,e padyshim,e padyshim në vecanti për banorët e zonës kufitare dhe kjo pra kështu e cenon tanë Kosovën duke atakuar gjakun e derdhur brez pas brezi në mbrojtje të tokave shqiptare.
Në rrugëtimin e shtetbërjesburrështetasit e vërtetë nuk shohin për privilegje e pasuri personale por sakrifikojnë gjithcka për ta bërë shtetin.Hasan Prishtina dha gjithcka të tijën për ta bërë shtetin ,e ju o qeveritarë po e shisnishtetin për tu pasuruar.Po ti o Kosova jonë për ku je nisur!
Zajednica e komunave serbe atakon Kushtetutën e vendit,e coptom territorin e Kosovës,e defunksionalizon shtetin,i jep të drejta ekskluzive etnisë serbe në kundërshtim me të gjitha demokracitë propërendimore.Në këtë kontest duhet që të gjitha forcat perparimtare qe kanë bërë dicka për këtë vend ta ngrisin zërin e tyre,ta kundërshtojmë me cdo mjet dhe ta vëmë në sprovë politikëbërjen e brishtë të kësaj qeverie,e cila sa më shpejtë që të shkojë aq më shpejtë do të na shpêtojë të gjithëve e besa besë edhe vetën e saj.

Shkruan: Mustafë Haxhi Lajqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu