Emrat e 32 Grave Kosovare të kthyera nga Siria

0
514
Emrat e 32 Grave Kosovare të kthyera nga Siria

Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se mesnatën e së premtes në Kosovë janë kthyer 110 kosovarë të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj , të shtunën në një konferencë të përbashkët me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se në mesin e personave të kthyer janë edhe katër luftëtarë.

“Nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer në Kosovë 110 shtetas kosovarë, prej tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu edhe nëntë fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”, tha Qalaj.

Drejtori i Policisë së Kosovës, bëri të ditur se në zonën e konfliktit ende mbesin rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

110 shtetasit kosovarë janë vendosur aktualisht në një qendër strehimore në fshatin Vranidoll, afër Prishtinës.

Ballkani.info i ka siguruar ekskluzivisht emrat e 32 grave të kthyera dhe fëmijëve të tyre, si dhe statusin martesor (të gjitha të martuara)

Katër nga 110 personat e kthyer nga Siria e që janë në mbajtje për shkak të dyshimit se kanë qenë të rreshtuar krah grupit militant, Shteti Islamik, janë hetuar edhe më herët nga Prokuroria.

Emrat e 32 Grave Kosovare të kthyera nga Siria

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu