Will the first arrests by the Special Forces take place in the Prizren region?

0
1059

Gjykata Speciale

Pas themelimi të Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, tashmë janë shtuar zërat dhe dilemat se kush janë personat që do të përballen me këtë gjykatë.

Në publik janë lansuar disa emra, mirëpo konfirmim zyrtar ende nuk ka, pasi që Specialja pritet që vetëm në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm të del me aktakuza zyrtare.

Mirëpo, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se arrestimet e para nga ngritja e aktakuzave pritet të ndodhin në rajonin e Prizrenit.

“Pritet që arrestimet e para të ndodhin në Prizren, mirëpo emrat mbesin ende konfidencial”, kanë thënë këto burime.

Ditë më parë gjithashtu është raportuar për 13 ish udhëheqës të UÇK-së që pritet të ballafaqohen me drejtësinë ndërkombëtare.

Reply

Please enter your comment
Please enter your name here