Haradinaj "inspects" the destroyed Malisheva-Klina road that was built by the Ministry led by Pal Lekaj

0
344

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot nga afër rrugën e cila lidh fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, e cila u dëmtua nga reshjet e fundit.

Ish-kryeministri ka thënë se dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jocilësore.

KALLXO.com raportoi dje rruga e cila lidh fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës është bërë e pakalueshme pasi asfalti është bërë copa-copa dhe larguar tërësisht nga trajektorja e tij.

Rruga e cila lidh fshatrat Rud të Malishevës dhe Sferkë të Klinës kishte nisur ndërtimin më 25  tetor të vitit 2019 ndërsa ishte përuruar në prill të 2020.

Asokohe, ministër në detyrë i Infrastukturës ishte Pal Lekaj i AAK-së. Nga kjo Ministri ende nuk janë deklaruar lidhur me këtë çështje.

Në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i Komunës së Malishevës, Artan Paqarizi ka thënë se kjo rrugë ishte shtruar në prill të vitit 2020.

Paqarizi ka shtuar se pjesa në të cilën është shkatërruar asfalti është në territor të Klinës por njoftimin e kanë bërë për të paralajmëruar qytetarët.

“ Rruga është shtruar në prill të vitit 2020, ne si Komunë e Malishevës kemi participuar me 40 mijë euro ndërsa të gjitha procedurat e tjera janë kryer nga Ministria e Infrastrukturës”, tha ai.

Ndërkaq, Mirsad Dakaj, këshilltar i kryetarit të Klinës ka thënë për KALLXO.com se Komuna e tyre nuk ka financuar këtë projekt.

Dakaj ka shtuar se pavarësisht që dëmi është në territorin e tyre, ata nuk mund ta bëjnë rregullimin.

“Rruga është në territor  të Klinës, po procedurat tenderuese  dhe financimit i kanë bërë Komuna e Malishevës dhe Ministria e Infrastrukturës. Komuna e Klinës nuk ka asnjë kompetencë as përgjegjësie në atë pjesë”, tha ai.

Reply

Please enter your comment
Please enter your name here