Blackmail, part of the PDK elections

0
674

Partia e kryeministrit Hashim Thaçi ka filluar të “zhytet” në “ethe” tash kur po afrohet koha për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të partisë. Madje, qysh tani ka filluar të zhvillohet një “luftë” e ashpër ndërmjet grupeve se kush do të mbetet në parti dhe kush do të ecë, ndonëse thuhet se ekziston rreziku që struktura e vjetër e partisë të anashkalohet dhe të zëvendësohet me kuadro të reja.

Megjithatë, analistët në Prishtinë, por edhe vetë zyrtarët e kësaj partie e pranojnë se as ky kuvend zgjedhor nuk do të rezultojë me reformimin e partisë, porse kjo forcë politike do të vazhdojë të kontrollohet nga vetë Hashim Thaçi.

Njohësi i rrethanave politike, Avni Zogiani, nuk pret ndryshime në strukturën e PDK-së, për faktin se siç deklaroi ai, ndaj njeriut të dytë më të votuar të kësaj partie, Fatmir Limajt, është duke u zhvilluar një fushatë jashtëzakonisht e ashpër nga ana e EULEX-it me akuza dhe rikthimit të tyre.

“Në këtë situatë duke pasur parasysh faktin se ka pasur një rivalitet të dukshëm në mes Limajt dhe Thaçit nuk mendoj se partia do të pësojë ndryshime. Pra, thjesht do të jetë një parti e kontrolluar nga Hashim Thaçi”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk është e rëndësishme nëse kreu aktual i PDK-së do të ketë kandidat në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor, pasi që siç theksoi Zogiani, grupi më i fortë dhe më rival i këtij partie është neutralizuar nëpërmjet presioneve, të cilat janë përshkallëzuar pikërisht në prag të zgjedhjeve të PDK-së…

Reply

Please enter your comment
Please enter your name here