Shqiptarë apo Tradhetar në Parlamentin e Maqedonisë ? (VIDEO)

0
1188

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që shqiptarët t’i gëzoheshin kaq shumë fitores së një partie maqedonase.

Por, kjo u pa në orët e fundit të 11 dhjetorit në Tetovë, njofton Klan Kosova.

Shqiptarë e maqedonë u bënë bashkë për të kremtuar rezultatin e arritur nga partia LSDM-së që udhëhiqet nge Zoran Zaevi.

E pikërisht këtë subjekt politik dolën që ta votojnë shqiptarët e Maqedonisë.

Në Studeniçan , Zaev u raportua te ketë marrë 2512 vota, qe i bie se doli e para në këtë vendbanim.

Në Saraj, LSDM fitoi 2951 dhe u radhit e treta në këtë vendbanim pas BDI-së që mori 6602 dhe lëvizjes BESA me 3327 vota.

Në Haraçinë mori më së shumti, gjithsej 2052 vota ndërkaq në Çair , LSDM mori 6641.

Pak kush do ta imagjinonte që LSDM do të merrte rreth 2100 vota në Tanushë, Bllacë e Breza.

Sipas rezultateve të publikuara nga mediet, LSDM ka marrë vota të shqiptarëve edhe në Tetovë, Gostivar e Strugë.

E kjo bëri që partitë shqiptare, të marrin më pak vota. E duke qenë edhe katër subjekte garuese, shqiptarët do të përfaqësohen vetëm me 20 deri në 21 deputetë në këtë legjislaturë.

Reply

Please enter your comment
Please enter your name here