Thaçi complains about Skanderbeg's coverage, but here is how he acted while he was prime minister (Photo)

0
1077

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është përfshirë në debatin rreth “mbulimit” të bustit të Skënderbeut në sheshin e Tiranës, ditën kur është bërë falja e Kurban Bajramit.

“Më lejoni të ripërsëris faktin se jemi krenarë se nga populli ynë dolën dy figura të mëdha – Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Nëna Terezë. Nuk ka beze as pëlhurë te bardhë ose të zezë që mbulon madhështinë kombëtare dhe civilizuese të Gjergj Kastriotit”, ka deklaruar Thaçi gjatë një fjalimi në Katedrales Shën Tereza në Prishtinë.

Mirëpo, këto fjalë i pari i shtetit nuk i kishte zbatuar në vepra, shkruan Indeksonline

Sa ishte shef i ekzekutivit muralet në Kuvendin e Kosovës ishin fshehur me pëlhura disa piktura ku ishin të vendosura  “Skënderbeu”, “Lidhja e Lezhës” dhe “Lidhja e Prizrenit”.

Kësisoj, Thaçi nuk kishte intervenuar që pikturat të shihen pasi s’bënte t’u prishej qejfi deputetëve serbë të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre rreth këtyre pikturave ku ishte edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Reply

Please enter your comment
Please enter your name here